Morgan Freeman, dokumentar për Sarajevën dhe Srebenicën: Po, e di si u krijua edhe Kosova

Aktori hollivudian dhe fitues i çmimit Oskar, Morgan Freeman, ka kaluar tre ditë në kryeqytetin e Bonjës dhe Hercegovinës dhe Srebrenicë, ku ka realizuar xhirimet për filmin e tij dokumentar.

Ai është duke realizuar një dokumentar për këtë shtet dhe bukuritë e Sarajevës e Srebrenicës do të jenë pjesë e episodit të parë. Njëri nga aktorët kryesor këtu është, Senad Hadzifejzovic, përmes së cilit, Freeman dëshiron ta prezantoj Bosnjën dhe Hercegovinën. Këta të dy kanë qenë edhe në Qendrën Memoriale në Potiçan.

Bashkëpunëtorët kanë thënë që Freeman nuk ka qëndruar indiferent ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe se ka dhënë një mesazh të fortë.

“Jeni të veçantë ngaqë keni përjetuar këtë ngjarje të tmerrshme, dhe disi jeni të përmbajtur. Kam qenë nëpër botë dhe kam parë eksperienca të ndryshme, megjithatë ju jeni ndryshe. Keni përjetuar këtë tmerr dhe pas saj nuk keni urrejtje ndaj njerëzve që ua shkaktuan, mirëpo i keni falur ata. E falja është një mjet shumë i fuqishëm” ka thënë Freeman, sipas klankosoves.

Më tutje ai ka folur për ish Jugosllavinë, duke thënë që Bosnja dhe Hercegovina paraqet popullatën e asaj bashkësie pas shpërbërjes, dhe se jo vetëm ata mirëpo tërë bota duhet të mësoj të jetojnë në harmoni, ndryshe nuk do t’ia dalim.

Gjatë një interviste të dhënë për mediat boshnjake, Freeman ka treguar se e di se si u shpërbë shteti jugosllavi.

“E di kush keni qenë, jugosllavenë, ndërsa republikat kanë qenë së bashku, në Jugosllavi. Më pas ajo u shpërbë, dhe kështu u formuan Serbia, Kroacia, Sllovenia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Bosnja. Me aq sa di unë, me aq sa po mundem ta kuptoj”, ka thënë ndër të tjerash Freeman.

Kujtojmë se ky dokumentar do të transmetohet në televizionin “National Geographic”ndërsa përbëhet nga gjashtë episode një orëshe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne