A mori vërtetë fund Lufta e Ftohtë?

Marrëdhëniet mes SHBA dhe Federatës Ruse kanë qenë të ftohta gjatë 10 viteve të fundit, dhe ato u ftohtën edhe më shumë pas aneksimit të Krimesë, në vitin 2014. Por këto zhvillime janë pjesë e një epoke të re.

Lufta e Ftohtë ishte më shumë se sa thjesht tension midis dy shteteve të mëdha. Ajo evoluoi me kalimin e kohës, por kishte tre karakteristika thelbësore.

Së pari, një pasojë e Luftës së Dytë Botërore, erdhi bipolarizimi global. Shumë shtete të mëdha ishin mundur ose dobësuar, duke lënë vetëm dy superfuqi. Uashingtoni dhe Moska bënë bashkë sisteme Aleancash, sidomos ato të NATO-s dhe Paktit të Varshavës.

Tipari i dytë ishte ideologjia, marksizëm-leninizmi përballë kapitalizmit liberal (apo anti-komunizmit). Këto sisteme idesh mbajtën të bashkuar secilin bllok, dhe penguar marrëdhëniet e mira mes tyre. Udhëheqësit sovjetikë e morën socializmin shumë seriozisht: ai ishte një gur themeli i bllokut të tyre, veçanërisht në Evropën Lindore, dhe BRSS fitoi mbështetje të rëndësishme në mesin e grupeve të majta politike në Evropë dhe më pas në lëvizjen anti-koloniale.

Tipari i tretë ishte prodhimi masiv i armëve, veçanërisht atyre bërthamore. Armë të tilla e bënë konfliktin ushtarak në shkallën e Luftës së Dytë Botërore, të pamendueshëm. Prandaj, “lufta” ishte e ftohtë. Ajo vihej në zbatim nëpërmjet ideologjisë dhe jo luftimeve.

Bota ka ndryshuar thellësisht në të tri fushat, si rezultat i kolapsit të Bashkimit Sovjetik. Së pari, blloqet nuk janë më, sidomos sistemi i aleancave në Lindje. Federata Ruse tani nuk ka aleatë të ngushtë, apo klientë. Në mënyrë të ngjashme, pa asnjë kërcënim serioz të jashtëm, SHBA merr vetëm mbështetje të kufizuar nga miqtë e vet. Ndërkohë, marksizëm-leninizmi ka pushuar së qëni një ideologji e fuqishme.

Federata Ruse herë pas here parashtron një ideologji anti-liberale ose flet për ‘Eurazianizmin’, por asnjëra nuk ofron baza për një lëvizje ndërkombëtare. Armët bërthamore ekzistojnë ende; SHBA dhe Federata Ruse kanë shumë më tepër se shtetet e tjera. Por ato luajnë rol të vogël në marrëdhëniet e tyre, dhe Federata Ruse, me një popullsi tashmë sa gjysma e asaj të SHBA, mund të dërgojë forca konvencionale, vetëm të dobëta. Shtetet e mëdha nuk do të bien dakord dhe do të konkurrojnë. Por Lufta e Ftohtë ishte një produkt i Revolucionit rus të vitit 1917 dhe Luftës së Dytë Botërore. Ajo mori fund dhe nuk do të rikthehet kurrë më.

Shkëputur nga libri “Lufta e Dytë Botërore: Një Histori e Re” e historianit Evan Modslej

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përshtati: Bota.al 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne