Mos e humbisni këtë video nga tërmeti: Më në fund shqiptarët braktisin kafenetë

Tërmeti i sotëm ka tronditur shumë njerëz në Tiranë, duke ofruar skena që nuk ishin parë ndonjëherë.

Mijëra njerëz dolën menjëherë në rrugë.

Ashtu siç ndodh rëndom, edhe në atë orar kafenetë ishin plot.

Kjo video e JOQ tregon momentin kur klientët e një kafeneje nxitojnë të dalin jashtë.

Frika e tërmetit duket se ka qenë shumë e madhe.

Çfarë duhet të bëjmë kur bie tërmet

Tërmeti i fuqishëm që shkundi sot Tiranën dhe zonat përreth na risjell në vëmendje, rregullat që duhet të ndjekim, në rast se gjendemi në situata të tilla…

1.Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve, pranë një muri mbajtës ose poshtë tavolinës

2.Duhet të kini kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si  xhama, mobilje etj.

3.Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen

4.Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar

5.Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit

  1. Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne