Mos i falni se e dijnë çka bajnë…!

Është epike thirrja e Krishtit “Fali Zot se s’dijne çka bajnë” me të cilën kërkoi faljen e turmës që e linçoi vetëm e vetëm për të shpetuar hajdutin Baraba. Ironia është që tash 2000 vjet turma (e cila gjithmonë përdoret për t’iu imponuar pjesës me të madhe të popullit) kërkon shpetimin e hajdutit, ndoshta se u fal atëhere kur duhej dënuar.

Më erdhi natyrshëm thirrja e kundërt sot duke ndjekur vjedhjen e radhës që Basha me turmën e tij u bën demokratëve të thjeshtë. Ka vite që kështu, në drite të diellit, në sy të të gjithëve, me ndihmën e turmës që i trembet shumicës për shkak të zullumeve të të shkuarës, demokratëve u vidhet e ardhmja, u vidhet ëndrra dhe shpresa, u vidhet e drejta.

Po po, ata e dijnë. E dijnë që do ia hedhin edhe kësaj here, se hajdutllëku falet me ndihmën e turmës, paçka se për të falur këtë hajdutllëk duhet kryqëzuar besimi e sakrifikuar shpresa.

Ata e dijnë se për ta vazhduar vjedhjen e shpresës së demokratëve kanë mbështetjen e zullumqarëve që janë përgjegjës së pse PD është në këtë derexhe. Ndaj me ta krenohen dhe madje t’i shesin për ‘qëndrestarë’….

Po po, ata e dijnë që për ta vazhduar vjedhjen e ëndrrës së demokratëve u duhet t’i shkelin syrin LSI-së edhe pse demokratët e thjeshtë janë të tërbuar me këtë ‘krushqi’. Madje nuk e kanë për gjë që të flirtojnë me pushtetin e Rilindjes boll që kryetari ta ketë një pazar personal 12 milionësh në këtë mes, edhe pse këtë maskarallëk e vuajnë në kurriz me mijra demokratë të thjeshtë.

Fatkeqësisht ata e dijnë që për të vazhduar sundimin e kanë edhe bekimin e Pilatit që megjithëse promovon neutralitet e mbipalësi, bën thirrje për të qenë të gjithë në rrjesht me Barabën e PD.

Ata e dijnë që për të vazhduar këtë maskarallëk u duhet një pseudokritikë me leje e porosi, ashtu siç fundja kanë marre vetë leje për të qene opozitë me gjasme….

Po po, Ata e dinjë çka bajnë, ndaj mos i falni se do t’ju duhet t’ia duroni hajdutllëkun për 2000 vitet që vijnë…

 Flamur Kuçi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne