Mos luaj me zjarr

Ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrovi ka paralajmëruar administratën amerikane të Trumpit që ”të mos luaj me zjarr”, duke folur rreth mbështetjes provokuese amerikane ndaj kurdëve të Sirisë. ”SHBA-të do të duhej të ndalen të luajnë lojëra të rrezikshme të cilët do të mund të sjellin copëtimin e Sirisë” ka thënë Lavrovi sot në Moskë gjatë bisedës së tij me kolegun e tij iranian Muhamed Zafirin dhe këshilltarin kryesor të presidentit sirian Bashar Asadin.”Po shohim përpjekjet e shfrytëzimit të kurdëve për autonomi”, ka shtuar Lavrovi.

Gjatë këtij muaji në Siri ka ardhur gjer të konflikti në të cilin në sulmet ajrore amerikane janë vrarë, dyshohet më shumë se 200 rus. Fjala është për mercenarët të cilët kanë sulmuar trupat në mesin e të cilëve ishin edhe amerikan, që ka sjellur problemet e reja në marrëdhëniet kritike në relacionin Moskë – Washington. Moska zyrtare ka dërguar sqarimet se ajo nuk qëndron prapa sulmit të pasuksesshëm të mercenarëve të cilën amerikanët formalisht e kanë pranuar. Poashtu nga Moska kanë konfirmuar vdekjen e pesë personave. Sido që të jetë bëhet fjalë për konfliktin më të përgjakshëm në mes grupeve të armatosura amerikane dhe ruse që nga periudha e Luftës së ftohtë.

Pas shtatë vitesh luftime, ushtria siriane arabe ka arrit të kthejë kontrollin mbi pjesën më të madhe të vendit, por konflikti tani gjendet në fazën e re në të cilin fuqitë e jashtme po ndeshen njëra me tjetrën. Amerikanët në kufijtë verilindor po vendosin forcën prej 30.000 trupave nën komandën kurde. Rusia dhe Irani këtë hap amerikan e kanë kundërshtuar si zgjerim i ndikimit të zonës amerikane. Lavrovi ka hedhur poshtë kritikat e perëndimit për rolin e Iranit në këtë konflikt duke deklaruar se Iranin e ka ftuar në mënyrë të rregullt qeveria siriane.

Muhamed Zafir ministri iranian i punëve të jashtme ka thënë se vendi i tij është i shqetësuar për shkak të valës së re të intervenimeve të jashtme në Siri pas disfatës së ISIS-it.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryetari turk Rexhep Tajib Erdogan sot kanë biseduar me telefon lidhur me operacioni ushtarak turk në Afrin. Sipas informatave të Kremljinit, dy presidentët janë marrë vesh se do të bashkëpunojnë ngushtë me qëllim të koordinimit të hapave në mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit për t gjetjen e zgjidhjes politike për konfliktin sirian.

Burimi : Global Cir/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne