“Mos shkoni në Serbi, ju vrasin për 10 euro”

Në profilin e Instagramit të ‘National Geographic’ dy ditë më parë është shfaqur një video me pamje afër fshatit Sombor të Serbisë. Në video shihet një shtëpi e vjetër e mbuluar nga bora, dy burra teksa vrapojnë rreth shtëpisë nga i ftohti si dhe një grua me një fëmijë.

Kjo video ka arritur të shikohet nga miliona njerëz dhe të marrë komente nga më të ndryshmet.

Megjithëse për shumë njerëz pamjet nuk ishin të qarta, ajo ka marrë një sërë komentesh fyese dhe të çuditshme, transmeton lajmi.net.

Për shumë, peisazhi ishte interesant, madje disa pëlqenin pamjen e shtëpisë e të tjerë nuk e kuptuan pikën e filmimit. Atëherë filloi një debat i nxehtë.

“Unë kam qenë vitin e kaluar. Atje mund t’ju vrasin për 10 euro. Beogradi është në rregull po ashtu edhe Novi Sadi. Por duhet qëndruar në qendër dhe të anashkalohen klubet e natës”, shkroi një komentues.

“National Geographic tregon se si trajtohen refugjatët në Serbi, i vendosin në dyqane të ftohta, shtëpi të vjetra dhe i trajtojnë si kafshë”, ishte një tjetër koment.

Ky i fundit u pasua me reagime të ashpëra. Pamjet janë filmuar nga gazetari Muhamed Muheisena, i cili është edhe themelues i një organizate ndërkombëtare që ndihmon refugjatët. Fokusi i punës së tij janë refugjatët dhe ai i ka dokumentuar historitë e tyre nëpër botë më shumë se dhjetë vjet.

Reagimet nga ana e serbëve ishin:

“Kjo është një shtëpi që unë e njoh shumë mirë në një vendbanim rom në Backo Monostor. Kishte një grua me fëmijë por ata e kanë braktisur këtë objek. Nuk e di se çfarë ka dashur të thotë autori. Zgjodhi ta shfaq shtëpinë më të keqe”.

“Është e turpshme që NG ta prezantojë Serbinë në këtë mënyrë, refugjatët lëvizin ngado nëpër botë. Serbia është shumë më tepër se kjo, ka njerëz miqësorë dhe ushqim të mirë”.

“Pse po i tregoni vetëm pamjet e tilla të Serbisë. Rezulton se nga ju nuk ka asgjë interesante për tu treguar në Serbi, gjë që nuk është e vërtet. Ju lutem tregoni diçka të drejtë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne