Mosadi do të përdorë mercenarët e organizatës MEK për sulme të rreme fatale brenda Shqipërisë

nga Anne dhe Massoud Khodabandeh.

Në 30 tetor, Danimarka deklaroi se Irani kishte dërguar agjentët e inteligjencës për të vrarë udhëheqësin e degës daneze të Lëvizjes së Luftës Arabe për Çlirimin e Ahvazit (ASMLA). Kryeministri Lars Lokke Rasmusen e denoncoi fuqishëm komplotin e dyshuar duke e quajtur atë “krejtësisht të papranueshëm”, ndërsa ministria e jashtme e Danimarkës tha se do t’i nxiste edhe vendet e tjera evropiane që të vendosnin sanksione ndaj Iranit. Komploti ishte me sa duket hakmarrje për sulmin terrorist në një paradë ushtarake në Ahvaz të Iranit në shtator, në të cilën u vranë 29 vetë. Megjithatë Irani tha se i kishte gjurmuar dhe vrarë përgjegjësit, operatorët e ISIS-it, të cilët i kishte fajësuar për masakrën. Kjo shtron pyetjen se përse Irani do të kryente një akt të mëtejshëm dhune në Evropë në një kohë kur Presidenti Rouhani gjendet në një mision diplomatik për të bindur udhëheqësit evropianë që të ruajnë JCPOA-n dhe të rezistojnë duke mos e ndjekur Amerikën në vendosjen e sanksioneve?

Sipas gazetarit izraelit Barak Ravid, Mosadi informoi agjencinë e sigurimit dhe të inteligjencës të Danimarkës për komplotin e vrasjes. Por kjo ishte vetëm e fundit nga një seri komplotesh të ngjashme të pretenduara këtë vit që synonin të implikonin Iranin. Në qershor, në prag të vizitës së Presidentit Rohani në Francë, një komplot me bombë që synonte të godiste kultin Mojahedin Khalq (MEK) ju mvesh inteligjencës iraniane. Më vonë, dy nga komplotuesit dolën se kishin pasur lidhje të vjetra me MEK. Përsëri, Mosadi i kishte dhënë informacione sekrete belgëve të cilët u përgjigjen duke kryer arrestime. Sërish pyetja pa përgjigje që shtrohet është se përse Irani do të bënte veprime të tilla për të rrezikuar marrëdhëniet me Europën dhe në anën tjetër të kërcënonte vazhdimin e marrëveshjes JCPOA?

Paditësit e Iranit nuk kanë arritur të shpjegojnë këtë mospërputhje. Reuters ka shkruar për këtë në një mënyrë fantastike: “Me sa duket Irani po punon shumë prapa skene për të prishur marrëdhëniet e tij me Evropën”. Ngjashëm me këtë Wall Street Journal, që publikoi një seri artikujsh në mënyrë specifike për këtë çështje, nuk ishte në gjendje të krijonte një shpjegim të besueshëm. Kjo media vetëm tha se: “Dyshohet se një agjent iranian deshi të kryejë një komplot sulmi në tokën franceze duke rrezikuar mbështetjen e Evropës për marrëveshjen.” Pse do t’i shërbente përsëri ky veprim interesit të Iranit? Atëherë ndoshta duhet ta kthejmë vëmendjen tek akuzuesit për të marrë shpjegimin se çfarë po ndodh.

Më herët në mars, policia shqiptare arrestoi dy gazetarë iranianë në pension në një aktivitet kulturor në Tiranë. Këtë herë ishte MEK që në mënyrë të rreme pretendonte se Irani kishte dërguar agjentë për të vrarë anëtarët e grupit të tij, baza e të cilit është 30 kilometra larg Tiranës. Personat kishin ardhur me viza të rregullta të lëshuara nga konsullata shqiptare në Turqi për të festuar Nevruzin me ftesë të kryegjyshit botëror Bektashian Baba Mondit. Policia më pas u kërkoi falje për gabimin personave dhe Baba Mondit. Por edhe atëherë mediat shqiptare po paralajmëronin opsione të sulmeve të rreme (false flags) që përfshinin MEK-un.

Një skenar shfaqet në të trija rastet: bazuar në informacionet e Mossadit, objektivi i supozuar identifikohet si një grup anti-iranian, pro-perëndimor, siguria evropiane tregohet e shpejtë për të vepruar, të dyshuarit arrestohen, Reuters jep lajmin, agjentët iranianë janë të implikuar, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo menjëherë dënon Iranin dhe deklaratat e tij transmetohen më tej në mediat amerikane, Irani mohon çdo përfshirje, WSJ dhe mediat e tjera e zbukurojnë historinë me detaje imagjinare të individëve të përfshirë. Duke ditur se kreu i MEK, Maryam Rajavi është në mesin e këtyre akuzuesve lejon një interpretim më të qartë të ngjarjeve.

Në ditët para arrestimit në Danimarkë, udhëheqësja e kultit Mojahedin Khalq (MEK) Maryam Rajavi mbajti takime klandestine me agjentë izraelitë në hotelin Tirana Internacional në Tiranë. Prania e saj në Shqipëri ofron një zgjidhje për zhbllokimin e misterit që rrethon komplotet në të cilat thuhet se janë përfshirë inteligjenca iraniane e akuzuar për komplotet për të vrarë armiqtë në tokën evropiane.

Si lidere de facto e MEK-ut, roli i Rajavit është të ofrojë shërbime për mbështetësit e saj – një intrigë të fortë anti-iraniane për SHBA-në, Izraelin dhe Arabinë Saudite – nëpërmjet punës skllavëruese të anëtarëve të MEK-ut. Rajavi merr fonde për të mbajtur funksionimin e grupit, por këto para nuk ua kalon anëtarëve që bëjnë punën. Që nga rënia e Sadam Huseinit, kërkesat e MEK-ut kanë ndryshuar. Princi Turki al-Faisal, bamirësi i ri i kultit, i cili e bëri prezantimin e tij në veprimtarinë propagandistike të MEK në Villepinte në qershor 2016, ka qenë një ish-shef i inteligjencës. MEK-u i Saddamit / Massoud Rajavit i cili ishte me tepër i militarizuar dhe terrorist tani është zëvendësuar me MEK-un e Turkit / Merjemit dhe është më tepër grup spiunazhi / terrorist. Historia e MEK-ut me veprimtarinë e tij klandestine dhe spiunazhin e tij sa vjen dhe bëhet më e qartë. Rajavi është e motivuar nga mbijetesa e kultit të saj. Ajo do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që grupi të mos shpërbëhet. Siç e kanë shpjeguar disa autorë në disa artikuj të mëparshëm, MEK ka një histori të gjatë me gjakderdhje brenda perbrenda grupit për të rritur moralin dhe për të parandaluar dezertimet e mëtejshme.

Në këtë kontekst synimet e MEK-ut janë të qarta; krijimi i një situatë për të fajësuar Iranin. Ka një paraprirje të gjërave. Në Irak, një vit përpara sulmit të diskutueshëm në Kampin Ashraf ku u vranë 53 vetë, MEK bërtiste, “Irani kërkon që të na vrasë”. Hetuesit irakianë nuk u lejuan që të intervistonin të mbijetuarit e MEK-ut. Më vonë në Shqipëri, Malik Sharai, një dëshmitar i atyre ngjarjeve u eliminua. Ish-anëtarët thonë se ai ishte gati që të largohej nga grupi. Ngjashëm me këtë, ndërsa ndodheshin në Kampin Liberty ku udhëheqësit e MEK-ut po përkujtonin ditët e tyre të vuajtjeve, ndodh një sulm me raketa. Ata fajësuan menjëherë Iranin për sulmin, megjithatë hetuesit irakienë nuk gjetën asnjë lidhje të sulmit me Iranin.

Me këtë lloj formimi, duke parë që anëtarët e MEK-ut janë të tillë, ku roli i tyre është të sakrifikojnë jetët e tyre, përfundimi është i zymtë dhe ka per tu shoqëruar me viktima. Dhe nëse komplotet e pretenduara të Iranit të cilat Ministri i Jashtëm Zarif i ka përshkruar si një “seri e pabesueshme rastësore. Ose thjesht një kronologji e një programi të Mosadit për të shkatërruar JCPOA-n”, dështojnë për të krijuar një çarje mes Iranit dhe Evropës, atëherë do të nevojiten masa shumë më drastike. Diçka që do ta detyronte Evropën të reagonte kundër Iranit. Konkluzioni logjik do të ishte krijimi i një operacioni me sulme të rreme (false flags) që do të përfshinte një sulm kundër anëtarëve të MEK-ut në Shqipëri (jashtë Bashkimit Evropian në mënyrë që sulmi të mos mund të pengohej ose të hetohej) gjë që do të linte disa të vdekur dhe ku të mund të fajësohej Irani. Rajavi do të ishte mëse e lumtur ta përmbushte këtë pasi që kjo do ta mbushte bankën e “gjakut të dëshmorëve”, ashtu sic i quan ajo sakrificat e MEK-ut. Gjithashtu do ti motivonte anëtarët e pakënaqur që rregullisht e lënë kultin, ku vetëm javën e kaluar 6 veta ia dolën që të largoheshin nga organizata MEK. Duke menduar këto dhe duke parë takimet e Maryam Rajavit me agjentët izraelitë në hotelin Tirana International në Tiranë, lihet të kuptohet se një ngjarje fatale ka për të qenë e afërt./iranian/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne