Imazhet satelitore të ministrisë ruse të mbrojtjes tregojnë se forcat speciale amerikane, së bashku me forcat demokratike siriane, kapin një nga pikat e kontrollit të ISIS në Deir Al Zur pa konflikt.
Ministria Ruse e Mbrojtjes ka publikuar disa imazhe satelitore, që përshkruajnë pajisjet e Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane në qytetin verior Deir Al Zur, vetëm deri aty ku grupet terroriste ISIS janë të vendosur, njofton agjencia e lajmeve Fars. Sipas rrjetit televiziv Russia Today, imazhet satelitore ruse tregojnë se forcat speciale amerikane, së bashku me forcat “siriane demokratike”, kapin një nga zonat e kontrollit të ISIS pa konflikt dhe bëjnë ndarjen e rajonit midis palëve dhe madje edhe një automjet Hammer hyn në zonën e kontrolluar nga ISIS dhe përshëndetet me elementët terroristë./ PT