Moska: Koreja e Veriut së shpejti do të testojë një raketë të aftë për të arritur në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara

Një ligjvënës rus thotë se Koreja e Veriut së shpejti do të testojë një raketë të aftë për të arritur në bregun perëndimor të SHBA.

Një zyrtar rus që u kthye nga Koreja e Veriut kohët e fundit tha se Peniani është gati të testojë një raketë me rreze të gjatë që mund të arrijë në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Fars. “Ata (Koreja e Veriut) janë duke përgatitur një test të ri të një rakete me rreze të gjatë”, tha deputeti rus Morozov. Ata madje na dhanë llogaritjet matematikore që duhej të merreshin me raketat në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara”. “Për sa kohë që ne e dimë, ata do të bëjnë një test raketash në të ardhmen e afërt, por këtë herë me më shumë distancë”, shtoi ai./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne