Moska mbështet Turqinë për të bllokuar trupat pro kurde të Asadit

Pas dërgimit të disa mesazheve të përziera rreth asaj se sa hapësirë do t’i jepej Turqisë në territorin sirian, Moska i vjen në ndihmë Ankarasë në një moment kritik të luftës për qytetin Afrin.

Ankaraja njoftoi se Rusia e mbështet masën e Turqisë për të bllokuar një marrëveshje ku forcat pro-qeveritare siriane do të hynin në zonën veriperëndimore për të ndihmuar në zmbrapsjen e trupave të drejtuara nga Turqia.

“(Lëvizja e trupave) u ndal dje me të vërtetë,” u citua nga Reuters Presidenti turk Tayyip Erdogan tek u thoshte gazetarëve. Vendimi, tha ai, është bërë pas një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë së cilës Erdogan kërkoi ndërhyrjen ruse për situatën.

Mediat shtetërore siriane njoftuan se një milici pro-qeveritare do të vendoset në Afrin, megjithëse Damasku ende nuk e ka komentuar vendimin.

“Rusia ka një rol kryesor në këtë çështje,” tha Fawza Youssef, një politikane e lartë kurde nga Siria. “Ata janë të cilët ranë dakord me turqit që ky agresion të ndodhte. Ata duhet ta ndalin marrëveshjen e tyre me Turqinë, ose në të kundërt le të tërhiqen”shtoi ajo.

Rrethimi i Afrinit i pashmangshëm

Në një fjalim gjatë një takimi parlamentar të partisë qeverisëse turke për drejtësi dhe zhvillim të martën, Erdogan tha se ushtria e vendit është e vendosur që ta rrethojë Afrinin.

“Qendra e qytetit Afrin do të rrethohet në ditët e ardhshme,” tha Erdogan, raporton Agjencia Anadolu e Turqisë.” Kështu që ndihmat e jashtme që vijnë në qytet dhe në rajon do të ndalen”.

Erdogani e mbrojti operacionin në fjalimin e tij, duke thënë se Turqia hyri në rajonin Afrin të Sirisë si një mjet i fundit “për ta bërë rajonin të jetueshëm dhe të sigurt”/atimes/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne