Moska thërret në atdhe të gjithë fëmijët e funksionarëve që studiojnë jashtë: mund të ketë luftë!

Ministria e Jashtme Ruse u ka bërë thirrje që të gjithë zyrtarët duhet të kthejnë të gjithë të afërmit e tyre që gjenden jashtë vendit për shkak të rritjes së tensioneve.

Megjithëse Moska e quan këtë pjesë të një situate gatishmërie rutinore, analistë të ndryshme e shohin si një sinjal për alarmin që u lëshua në Tiranë se Rusia po përgatitet për një luftë të madhe.

Siç bën të ditur B92, lajmi për të “sjellë njerëzit në mëmëdhe”, nuk është dhënë nga Sputnik apo mediat e mëdha ruse, por nga ato lokale.

Vetë Putin ka anuluar një vizitë të planifikuar në Francë, dhe ka afruar raketat bërthamore te kufiri polak.

Ndërkaq, ish-lideri sovjetik Mihail Gorbaçov, ka paralajmëruar se bota është shumë afër luftës për shkak të rritjes së tensioneve në mes të Rusisë dhe SHBA e vendeve të tjera perëndimore.

Ministria e Jashtme ruse, në vendimin e saj, u ka bërë thirrje që të gjithë nëpunësit e shtetit rus, administratorët rajonalë, ligjvënësit e të gjitha niveleve, si dhe të gjithë punonjësit e korporatave publike që të kthejnë fëmijët e tyre prej shkollave jashtë vendit.

Dhe në rast se ata nuk bëjnë këtë gjë, punonjësit do të humbin të gjitha mundësitë për avancim në punë.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin i ka kërkuar industrisë ushtarake që të nisë të punojë pa u varur nga burimet e huaja.

“Një nga detyrat prioritare për zyrat projektuese, institucionet kërkimore, ndërmarrje ushtarake, mbetet prodhimi i modeleve premtuese të armëve dhe teknikave ushtarake që përcaktojnë fuqinë luftuese të ushtrisë ruse. Është e rëndësishme të sigurohet pavarësia teknologjike e prodhimit të këtyre produkteve nga elementë të huaj”, tha Putini, gjatë një takimi me drejtues të industrisë ushtarake në Kremlin./tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne