Vendimi i Parlamentit maqedonas, i cili votoi për të riemëruar vendin, është vendosur nga jashtë dhe nuk pasqyron vullnetin e popullit, tha të hënën Ministria e Jashtme ruse. Moska e sheh këtë veprim si pjesë të një procesi të vazhdueshëm “për të tërhequr me forcë Shkupin në NATO”.
Sipas ministrisë, qëndrimi i kreut të Republikës së Maqedonisë dhe opinioni i shumicës së popullsisë së saj, të cilët e refuzojnë marrëveshjen e emrit me Greqine, po injorohen. Ministria gjithashtu citoi kundërshtimin ndaj marrëveshjes në Greqi dhe përsëriti thirrjen e Rusisë për një zgjidhje të qëndrueshme pa presion të jashtëm dhe vendosjen e termave dhe kushteve, bazuar në një mbështetje të gjerë publike dhe brenda një kuadri ligjor. Kjo çështje duhet të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, tha ministria./ RT/ Gazeta Impakt
Moska: Vendimi i parlamentit maqedonas për të riemëruar vendin nuk pasqyron vullnetin e njerëzve
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
Iran: Epoka e ndryshimit ka filluar
April 23, 2024
SI IU HOQ NENSHTETESIA ÇAMEVE- KOMUNIZMI!!
April 22, 2024
LUFTA IRAN IZRAEL KA FILLUAR
April 21, 2024
Ariu rus në kafazin tonë të vogël
April 20, 2024