Të paktën 9 persona e kanë humbur jetën si rezultat i përmbytjeve dhe rrëzimit të pemëve të shkaktuara nga stuhitë e forta në Itali.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA mësohet se stuhia ka qenë efektive në rajone të ndryshme të vendit ku si pasojë 9 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëzimit të pemëve nga erërat e forta. Në mesin e personave që kanë humbur jetën ndodhet një zjarrfikës vullnetar i cili ka marrë pjesë në punimet për kërkim dhe shpëtim.

Më tej thuhet se janë plagosur shumë persona të tjerë, përfshirë punonjësit e shërbimit zjarrfikës në qytete të ndryshme.

Për shkak të kushteve të këqija të motit në qytetet Romë dhe Gjenovë dhe në shumë qytete të tjera dje dhe sot është pezulluar mësimi në shkolla ndërsa në Gjenovë është mbyllur edhe aeroporti.

Gjithashtu bëhet e ditur se nga stuhia është prekur edhe qyteti i Venecias ku rreth 75 për qind e pjesës tokësore të qytetit ka mbetur nën ujë.

Autoritetet italiane kanë kryer më shumë se 5.000 operacione të kërkimit dhe shpëtimit në të gjithë vendin.

Një nga zonat ku stuhia ka arritur nivelin më të lartë me 180 kilometra në orë ka qenë edhe zona Liguria në Gjenova. Në marinën e Rapallo të Ligurias, shumë jahte janë përplasur mbi skelë duke u rrëzuar bashk më të, ku dhe një nga jahtet mësohet se i përket Silvio Berlusconit, ish-kryeministër i Italisë.

Ndërkohë në rajone të ndryshme të Italisë janë evakuuar disa persona ndërsa disa zona janë përmbytur dhe ka patur mungesë të energjisë elektrike.

Burimi: AA

10