Moti i keq vjen në Shqipëri, ‘tërbohet’ deti. Kapitaneria: Merrni masa

Moti i keq me reshje dhe erëra të forta që ka përfshirë Italinë pritet të godasë edhe vendin tonë gjatë orëve në vijim.

Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Kapiteneria ka kërkuar pezullimin e përkohshëm të mjeteve të vogla në 4 portet e vendit.

Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme Detare ka kërkuar të merren masa nga agjencitë, tragetet dhe anijet për përballimin e situatës.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Pergjithshme Detare:

Kapiteneria e pergjithshme ka marre njoftim se sonte me date 29.10.2018 pas ores 14 te dites sotme do kete perkeqesim te situates detare me ere te forte qe do shkoje deri ne 45m/s dhe dallge te medha. Per keto arsye kerkoj:

1-Te njoftohen te gjitha agjensite, tragetet, peshkarexhat, dhe mjetet e vogla detare dhe anijet e transportit te mallrave per situaten e perkeqesuar dhe te merren masat per parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjate ketyre 48 oreve.

2-Te lajmerohen anijet e peshkimit dhe pronaret e tyre qe te marrin masa per sigurimin e anijeve ne porte dhe te monitorojne anijet me njerez cdo ore qe mos te kete mbytje ne port apo avari nga moti keq.

3-Te ndalohet levizja e mjeteve te vogla ne det dhe mos te lejohet dalja ne det e tyre. Te ndalohet dalja e ketyre mjeteve me njerez.

4-Te lajmerohen ne menyre te veçante tragetet per situaten me ere te forte dhe te ndiqet cdo moment situata e tyre gjate levizjes ne linjat nderkombetare dhe te lajmerohen posagjeret per cdo vonese apo ndalim te linjave.

5-Cdo rast i evidentuar apo i njoftuar per anije ne rrezik apo ne veshtersi te njoftohet kapiteneria e pergjithshme me email, tel dhe cdo mjet te mundshem me qellim qe te jemi te informuar per gjendjen e tyre.

6-Mos zbatimi i ketij njoftimi apo mos marrja e masave ju ngarkon me pergjegjesi administrative dhe ligjore per mos zbatim urdheri dhe rrezikim te jetes dhe prones.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne