Moti i keq/ Bllokohet porti i Durrësit, nuk mbërrijnë tragetet

Nami në Durrës, bllokohet jeta e qytetit dhe e portit pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë nisur që të mërkurën në mbrëmje. Si pasojë e detit të keq Kapiteni i Përgjithshëm i Kapitenerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulët e të mesëm dhe gjithë sektorit të peshkimit. Edhe linjat e trageteve kanë anomali të mëdha. Kapiteni i Përgjithshëm i Kapitenerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulët e të mesëm dhe gjithë sektorit të peshkimit. Tragetet e linjës Durrës-Bari, Durrës-Ankona pritet të mbërrijnë nga gjashtë-shtatë orë me vonesë. Sipas Kapitenerisë, forca e detit arrin deri në gjashtë ballë në gji, ndërsa arrin tetë në det të hapur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne