Motorët e kërkimit zbulojnë mendimet e fshehta të përdoruesve: Burri im është gënjeshtar

Ekspertët folën për mënyrën se si përdoren të dhënat e marra nga motorët e kërkimit dhe se si ato ndryshojnë nga rezultatet e kërkimit të përgjitshëm.

Informacionet e marra nga motorët e kërkimit dhe faqet për të rritur janë ato më të saktat dhe më objektivet. Njerëzit të cilët janë mësuar të fshehin mendimet dhe ndjenjat e tyre të vërteta, i shkruajnë në motorët e kërkimit çështjet që i shqetësojnë ata. Sasia e madhe e informacioneve të marra në këtë mënyrë tregon atë që përdoruesit në të vërtetë e mendojnë, e jo atë që ata shkruajnë ose të ndajnë në rrjetet sociale. Si punojnë ekspertët me këto të dhëna dhe a janë këto të dhëna shumë më ndryshe se rezultatet e hulumtimeve të përgjithshme?

VIRUSI I RRJETIT

Në vitin 2008, motor kërkimi Google filloi aplikacionin “Trendet e Gripit Google” të cilat janë fjalë kyqe të futura në kërkim nga përdoruesit për të gjetur se ku dhe sa shpejt përhapet infeksioni. Ekspertët kanë gjetur se niveli i sëmundjes së gripit lidhet drejtpërdrejt me numrin e atyre që kanë kërkuar në motorët e kërkimit për mënyrën se si ta trajtojnë atë.

Si rezultat, Google e cila është fokusuar në frazat e kërkimit si ‘simptomat e gripit’ dhe ‘dhimbje të muskujve’, para Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Google botoi një raport mbi përhapjen e viruseve të gripit sezonal. Raporti i punonjësve të kompanisë është botuar në revistën Nature në vitin 2009 me një shpjegim të detajuar se si ata duhet të punojnë me informacionet e marra nga motorët e kërkimit. Dhe shkencëtarët nga e gjithë bota po përqëndrohen në këtë burim të ri të të dhënave: sjelljet e njerëzve për kërkim në internet.

FYTYRA E ERRËT E SHOQËRISË

Në të arritur në vitin 2018, kishte rreth shtatëqind letra shkencore bazuar në të dhëna të gjera nga pyetjet e kërkimit. Pothuajse gjysma e punës i takonte shkencës kompjuterike, ndërsa pjesa tjetër i takonte biologjisë, mjekësisë, ekonomisë dhe sociologjisë.

Sidomos në shkencat shoqërore dolën rezultate të papritura. Punimi i ekonomistit Seth Stevens-Davidovits i vitit 2013, zbuloi se qëndrimet dhe paragjykimet raciste midis amerikanëve janë mjaft të përhapura, ndërsa matjet e përgjithshme publike e tregojnë të kundërten.

Pas analizimit të të dhënave për tre vjet (2004, 2007), Davidovits zbuloi se fjala “nigger” (zezak) është kërkuar aq shpesh sa fjala ‘migrenë’ ose ‘ekonomist’.

Davitovits i cili mbajti një fjalim në festivalin Geek Piknik të organizuar në Moskë, lidhur me këtë çështje u shpreh kështu: “Fuqia e motorëve masiv të kërkimit rrjedh nga fakti se gjërat të cilat nuk njerëzit mund të ia tregojnë të tjerëve, ata ato u’a tregojnë këtyre motorëve të kërkimit duke i’u besuar. Shumë amerikanë të cilët ndodhën vetëm në shtëpi bëjnë pyetje tronditëse dhe raciste. Ana e errët e shoqërisë, e cila nuk mund të zbulohet përmes metodave të tjera të përgjithshme, shihet në analizën e të dhënave të marrë nga motorët e kërkimit.

NË CILAT TEMA HESHTIN FEMRAT?

Sociologia ruse, Katerina Guba thotë se të dhënat e mëdha të cilat vijnë nga interneti mund të ndryshojnë plotësisht shkencën moderne. Shkencëtarët tani i kushtojnë rëndësi të dhënave të krijuara nga vetë përdoruesit (njerëzit shkruajnë artikuj, përdorin emoji, ngarkojnë fotografi) dhe tashmë ata nuk veprojnë sipas një procedure të përcaktuar më parë dhe nuk merren me hipotezat ekzistuese.

Por Davidovits është i bindur se besimi ndaj shkrimeve dhe emoji-ve në rrjetet sociale nuk do të jetë i dobishëm. Sipas tij, e vërteta themelore është e fshehur në kërkimet anonime në motorët e kërkimit dhe faqet pornografike.

Në të njëjtën fjalim në festivalin Geek Piknik, ai u shpreh kështu: “Temat e veçanta si vetëvrasja, aborti, frika, intoleranca fetare dhe seksi janë një depo informacioni për sociologët”, duke shtur se “Gjërat të cilat njerëzit nuk mund t’i shprehin dhe t’i shkruajnë nëpër rrjetet sociale, i gjejnë ato duke i kërkuar nëpër motorët e kërkimit.”

Çdo anketë e përgjthshme (edhe nëse konsiderohet anonime), mbetet prapa të dhënave në motorët e kërkimit në nivelin e ndershmërisë. Nëse ekziston mundësia për njohje, edhe nëse ajo mundësi është e vogël, njeriu përpiqet që të duket më i mirë se sa ai që është në të vërtet. Për këtë arsye, shprehjet të cilat në Facebook fillojnë me fjalën ‘burri im…’, zakonisht mbarojnë me fjalët ‘është romantik’, ‘është i kujdesshëm’, ndërsa në Google, shprehjet e tilla zakonisht mbarojnë me fjalët ‘është një gënjështar’ dhe ‘është alkoolist’.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne