Mozaiku i Adem Jasharit dëmtohet nga hajdutët

Për nder të 20-vjetorit të rënies së heroit legjendar Adem Jashari, në kullën e Jasharëve në Prekaz dhe Epopesë së UÇK-së, Besart Gashi, kishte vendosur që të formojë një mozaik prej 200 gëzhoja plumbash protretin e Adem Jasharit.

Por ky mozaik me portret të Adem Jasharit nuk është si në fillim.Gëzhojat me të cilat ishte ndërtuar ky mozaik dikush i ka vjedhur.

Reperi i mirënjohur shqiptar, Arian Agushi, i njohur për publikun si Gold AG ka publikuar disa fotografi të portretit të heroit kombëtar, Adem Jashari. Plumbat e kërtij portreti dikush i ka vjedhur, e kjo e ka zemëruar tejmase Gold AG-n.

Ai ka publikuar fotografitë në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, me mbishkrimin ” BAC .. në kohën e luftës sti kan pru plumbat e tash në liri po ti vjedhin !!!”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne