MPJ: I papranueshëm draftraporti 2018 i Parlamentit Evropian për Turqinë

“Në draftin e raportit, i cili nuk është ligjërisht detyrues dhe ka vetëm statusin e një vendimi këshillues, është absolutisht e papranueshme të kërkohet një pezullim zyrtar i negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, përmes një komunikate të shkruar lidhur me Draftin e Raportit 2018 për Turqinë, miratuar në Komitetin e Marrëdhënieve të Jashtme të PE-së dhe dërguar për shqyrtim në seancë plenare të Parlamentit Evropian.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se ky draftraport është votuar në Komitetin e Marrëdhënieve të Jashtme të PE-së, Hami Aksoy ka theksuar se raporti përfundimtar pritet të miratohet gjatë sesioneve që Parlamenti Evropian do të mbajë më 11-14 mars ose 25-28 mars.

“Sa u përket pretendimeve të pabazuara që janë paraqitur në raport, ato janë një tregues i ri i qëndrimit të njëanshëm dhe paragjykues të PE-së ndaj vendit tonë.

Ne kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë iniciativat e nevojshme për draftraportin në fjalë dhe propozimet për ndryshim që kuptohet se janë bërë me qasje kontradiktore. Ne u shpjegojmë anëtarëve të PE-së zhvillimet dhe procesin aktual të reformave, të cilat po ndodhin në vendin tonë me kalimin në sistemin e qeverisjes presidenciale.

Megjithatë shohim me keqardhje që pretendimet e pabaza, të cilat ngrihen duke u ushqyer nga qarqet antiturke/turkofobe, vazhdojnë të përfshihen në draftraport. Ne presim që ndryshimet e nevojshme të bëhen për një raport përfundimtar më realist, të paanshëm dhe inkurajues, i cili do të aprovohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian në mars”, ka deklaruar zëdhënësi i MPJ turke duke theksuar se Ankaraja do të merrte në konsideratë vetëm një dokument të tillë.

Ai ka nënvizuar gjithashtu se Turqia është e vendosur për vazhduar procesin e aderimit në Bashkimin Evropian dhe reformat në këtë drejtim.

“Para së gjithash, ne e aspirojmë këtë për popullit tonë që meriton standardet më të larta. Turqia s’ka nevojë për pezullimin e negociatave të anëtarësimit, por që t’i hapet rruga e procesit të aderimit”, ka vlerësuar Aksoy.

Zyrtari turk ka potencuar gjithashtu se vendi i tij do të vazhdojë miratimin e reformave për anëtarësim në Union dhe se Ankaraja pret nga Parlamenti Evropian që të nderojë detyrimet e tij të premtuara Turqisë.

Republika e Turqisë aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987 dhe bisedimet e pranimit filluan në 2005-n. Por negociatat filluan të zvarritën në vitin 2007 për shkak të kundërshtimeve të palës grekoqipriote dhe qëndrimit opozitar të Gjermanisë e Francës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne