MPJ turke: BE-ja e paaftë për të ruajtur objektivitetin në çështjen e Qipros

Ankaraja zyrtare ka shprehur keqardhje për formulimin e Konkluzioneve të Këshillit Evropian ditën e enjte duke dënuar “veprimet e paligjshme” të Turqisë në Mesdheun Lindor dhe detin Egje dhe duke nënvizuar “solidaritetin e plotë” me “Qipron” dhe Greqinë.

“Shprehim keqardhje për formulimin e djeshëm të Konkluzioneve të Këshillit Evropian duke dënuar ‘veprimet e paligjshme’ të Turqisë në Mesdheun Lindor dhe detin Egje dhe duke nënvizuar ‘solidaritetin e plotë’ me ‘Qipron’ dhe Greqinë. Ky formulim i bazuar vetëm në pretendimet grekoqipriote dhe greke, i cili krijon mundësi për disa vende të tjera që fshihen prapa tyre, është i papranueshëm. Solidarizimi i pakushtëzuar me një shtet duke u bazuar vetëm mbi statusin e vendit anëtar, pa marrë në konsideratë legjitimitetin e pozicionit/qëndrimit të këtij vendi, tregon paaftësinë e BE-së për të ruajtur objektivitetin në çështjen e Qipros. Për sa kohë që ky qëndrim vazhdon, do të jetë e pamundur që BE-ja të pranohet qoftë edhe si një palë e tretë e çfarëdoshme në çështjen e Qipros. Ne vlerësojmë të çuditshëm faktin që aleatët tanë të NATO-s brenda BE-së mbështesin veprimet e Administratës Greke të Qipros së Jugut, të cilat nuk përputhen me të drejtën ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, ata miratojnë një diskurs që është shumë larg solidarizimit sadopak me Turqinë, një vend që lufton me përkushtim kundër subjekteve të ndryshme terroriste, të cilat përbëjnë kërcënim gjithashtu për BE-së”, thuhet në një deklaratë të shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, publikuar të premten në mbrëmje.

“Turqia po punon për të krijuar një agjendë pozitive në marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian. Miratimi i konkluzioneve të tilla me presionin e disa vendeve anëtare nuk do të kontribuojë në përmirësimin e bashkëpunimit tonë”, theksohet në fund të deklaratës në fjalë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne