MPJ turke: Izraeli po eliminon themelet e procesit të paqes me Palestinën

Turqia bëri me dije të premten vonë se dënon miratimin nga Izraeli të vendimit për ndërtimin e mijëra njësive të reja banuese për kolonët çifutë në jug të Jerusalemit Lindor.

“Ne dënojmë miratimin nga Izraeli të vendimit për ndërtimin e 3.000 njësive të reja banuese për kolonët hebrenj, kryesisht në pronat private të palestinezëve në pjesën jugore të pushtuar nga Izraeli të Jerusalemit Lindor, kryeqytet i Shtetit të Palestinës”, thuhet në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

E njëjta deklaratë vënë pah se “Turqia refuzon hapat e Izraelit, të cilat nuk respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat përkatëse të OKB-së”.

“Izraeli është duke e kthyer okupimin e tij në kolonializëm të përhershëm duke ndërtuar njësi banimi në territoret palestineze dhe duke eliminuar kështu vetë themelet e procesit të paqes”, nënvizon MPJ turke./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne