MPPS: Spekulime janë informatat se në Maqedoni ndërtohet kamp i refugjatëve

Ministria për punë dhe politikë sociale e Maqedonisë i hedh poshtë të gjithë spekulimet që sipas tyre kanë shqetësua banorët e vendit në Demir Kapi, për ndërtimin e kampit të refugjatëve në këtë rajon.

“Ministria për punë dhe politikë sociale me shumë përgjegjësi konfirmon që nuk ka tendenca për ndërtim të kampit po është duke u rikonstruuar Qendra e personave që ka për qëllim të strehojë dhe ti mbrojë personat e pambrojtur e cila është në fshatin Ergele dhe këtë e financon Organizata botërore për migrantë. Ky objekt nuk lejon të shpërbëjë për ndonjë gjë tjetër” kumton MPPS.

Ditëve të fundit në mediat pro-VMRO-së u përhapën skenarë dhe shkrime frikësuese që qeveria e re po sjell refugjatët në Maqedoni dhe u ndërton kampe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne