Muhamed bin Selman mbyll në burg shtëpiak nënën e tij

Muhamed bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, ka mbyllur në burg shtëpiak nënën e tij Fahdatu bint Faleh dhe askush pa lejen e Bin Selman nuk mund të takohet me atë.

Fahdatu bint Faleh është bashkëshortja e tretë e mbretit saudit Selman bin Abdulaziz dhe nëna e 6 fëmijëve nga gjithsej 13 fëmijë që ka mbreti saudit. Ajo tani është vendosur në burg shtëpiak në një pallat të vogël dhe larg bashkëshortit. Fahdatu bint Faleh aktualisht është e vetmja bashkëshorte zyrtare e mbretit Selman sepse Sulltanetu bint Turki, bashkëshortja tjetër e tij ka vdekur në vitin 2011, ndërsa mbreti Selman bashkëshorten tjetër me emrin Sara bint Fejsal e ka shkurorëzuar.

Sipas gazetës “El-Mundo”, arsyeja e këtij veprimi të Bin Selman është se nëna e tij në një rast ka shpreh dyshime në lidhje aftësitë e Bin Selman për qeverisjen e vendet dhe ky i fundi nga frika e ndikimit të nënës së tij mbi vendimit e mbretit Selman, e ka mbyllur atë në burg shtëpiak./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne