Muhamed Mursi dënohet me 3 vjet burgim

Presidenti i rrëzuar i Egjiptit u dënua me 3 vjet burg me akuza për fyerje të aparatit gjyqësor.

Sipas agjencisë së lajmeve Shinhua, gjykata egjiptiane dënoi të shtunën me 3 vjet burgim Mohamed Mursi-n, presidentin e rrëzuar të Egjiptit dhe 18 persona të tjerë për fyerje të aparatit gjyqësor dhe gjyqtarëve në disa fjalime në radio-televizion dhe në rrjetet sociale. Kjo gjykatë egjiptiane po ashtu dënoi Mohamed Mursin me të holla për t’i paguar gjyqtarit Mohamed Al Naim. Gjykata egjiptiane kohët e fundit e referoi çështjen Mursi në institucionin më të lartë gjyqësor të vendit, i cili i referohej heqjes së shtetësisë së Mohamed Mursi dhe kryeministrit dhe ministrit të brendshëm gjatë kohës së tij. Që nga shkarkimi i Mohamed Mursi nga presidenca egjiptiane, në vitin 2013, qindra mbështetës të tij u dënuan me vdekje ose me burgim të përjetshëm. Egjipti që nga koha e rrëzimit të Mohamed Mursit është përballur me sulme të grupeve ekstremiste./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne