A mundet SHBA-ja të jetë polici, gjyqtari, juria dhe ekzekutuesi i botës?

SHBA-ja, ndryshe nga Kombet e Bashkuara, është garantuesja themelore e të drejtave të njeriut, thotë John Hajjar i Koalicionit Amerikan i Lindjes së Mesme për Trampin. Megjithatë, ne shohim rezultatet e këqija të politikës botërore amerikane në Afganistan, Irak, Libi, argumenton gazetari investigativ Rick Sterling.

Komandantëve ushtarakë amerikanë tani është duke u dhënë liria në fushën e betejës nga administrata e Trampit.

Gjithashtu, presidenti Donald Tramp postoi të dielën se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë zgjedhje”, veçse të vazhdojnë rritjen e forcave të saj të armatosura, duke ndjekur tregimin e aftësive ushtarake të Uashingtonit gjatë dy javëve të fundit.

RT ka diskutuar për politikën ushtarake të liderit amerikan me gazetarin investigativ Rick Sterling dhe me John Hajjar nga Koalicioni Amerikan i Lindjes së Mesme për Trampin.

Rick Sterling, gazetar hulumtues dhe një anëtar i Lëvizjes së Solidaritetit të Sirisë, argumenton se veprimet amerikane në Siri janë “një tradhëti e premtimit të fushatës së Donald Trampit për të ulur tensionin dhe për të mos ndërhyrë në Siri, dhe për t’u bashkuar me Rusinë dhe Sirinë në luftën kundër ISIS-it. “

“Është një lëvizje shumë e rrezikshme, një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar të sulmosh një shtet sovran. Kjo rrezikon një konfrontim të drejtpërdrejtë midis dy shteteve me armë bërthamore,” shtoi ai.

John Hajjar megjithatë argumenton se nisja nga SHBA-ja e 59 raketave Tomahaëk kundër një baze ajrore siriane pas sulmit të dyshuar të armëve kimike më 4 prill ishte e justifikuar.

“OKB-ja nuk është garantuesi themelor i të drejtave të njeriut në këtë botë. Ajo është Amerika,“ shtoi ai.

“Donald Tramp ka kërkuar që të vendosë një precedent shumë më herët në këtë presidencë, që ne nuk do e tolerojmë këtë lloj sjelljeje nga askush. Dhe çfarë është qesharake është se kjo shpërndan të gjithë frikën dhe të gjitha teoritë e konspiracionit nga të majtët që thanë se Donald Trampi është ‘në shtrat’ me Vladimir Putinin. Natyrisht, kjo nuk është rasti,” shtoi ai.

Hajjar tha se ai nuk do i besojë shërbimeve të inteligjencës amerikane nën administratën Obama, por ai u jep atyre shumë më tepër besim nën administrimin e Trampit.

“Unë mendoj se Trampi është duke dëgjuar gjeneralët e tij dhe shërbimet e inteligjencës, dhe ai është i sigurt se ishte Bashar al-Asadi ai që lëshoi armët kimike në Khan Sheikhoun,” shtoi ai.

Deri më tani, SHBA-ja nuk ka paraqitur ndonjë dëshmi për përdorimin e dyshuar të armëve kimike nga qeveria siriane.

“Është pothuajse e sigurtë se ishin terroristët ata që kanë kryer aktin e urryer në Khan Sheikhoun,” argumenton Rick Sterling.

“Për fat të keq, nocionin që John Hajjar është duke portretizuar për SHBA-në si policin, gjyqtarin, jurinë dhe ekzekutuesin e botës – ne e kemi parë më parë. Lufta amerikane në Afganistan është në vazhdim; sulmi amerikan në Irak në vitin 2003 duke pretenduar se Sadam Huseini kishte armë të shkatërrimit në masë që ai nuk i kishte, ka ketë vrarë rreth një milion irakienë … Qeveria e Libisë u përmbys”, ka thënë Sterling.

Ai shtoi se “është e lehtë të bjerë bomba, është e lehtë të fillohen luftërat, është e lehtë të ndërhyhet. Por historia e SHBA-së e 40 apo 50 viteve të fundit tregon se është e lehtë për të filluar dhe shumë e vështirë për të përfunduar.” / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne