Mursi mesazh nga burgu: Jam këtu për atdheun dhe fenë time

Presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike i cili më pas u largua nga detyra përmes puçit, Muhammed Mursi, përmes një mesazhi dërguar nga burgu, ka theksuar se nuk ka ndryshuar aspak qëndrimi i tij lidhur me praktikat e zbatuara gjatë puçit para katër viteve dhe më pas, raporton AA.

Mesazhi i Mursit është bërë i ditur përmes një deklarate të familjes së tij, ku thuhet se gjendja shëndetësore e Mursit është e mirë, kurse morali i tij i lartë.

“Qëndrimi i Mursit lidhur me praktikat më 3 korrik të vitit 2013 dhe më pas janë konstante, nuk kanë ndryshuar. Mursi thotë se ‘Jam këtu vetëm për atdheun dhe fenë time’. Ai u dërgon selam dashamirëve të tij dhe kërkon të luten për atdheun”, thuhet në deklaratën e familjes së Mursit.

Ndërkaq, autoritetet e Egjiptit ende nuk kanë dalë me reagim ndaj këtij mesazhi të Mursit.

Amir Ahmeti
Qeveria e Egjiptit të dielën e kaluar për herë të parë pas katër viteve lejoi vizitë për Mursin. Në Burgun Tora, ku po mbahet, atë e vizituan bashkëshortja Nexhla Ali Mahmud, e bija Shejma dhe avokati Abdulmumin Abdulmaksut.

Vizitat për Mursin ishin ndaluar në nëntor të vitit 2013 pasi një letër e shkruar nga ai ishte publikuar në mediume.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne