“Muslimanët e pësojnë më shumë nga terrorizmi”

Kryeministri i krahinës Bremen, Dr. Carsten Sieling, duke vënë në dukje se paragjykimet për Islamin po vazhdojnë, tha se muslimanët janë ata të cilët e pësojnë më shumë nga terrorizmi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sieling në fjalimin e tij gjatë iftarit të organizuar nga Bashkësia Islame Turke për Çështjet Fetare (DITIB) dhe Bashkësia Federale e Bremenit tha se “Ne duhet të reagojmë ndaj atyre që e përshtatin Islamin me terrorizmin” duke shtuar se “Muslimanët janë ata që po vdesin më shumë nga terrorizmi. Ne nuk duhet të lejojmë që ata ta fajësojnë një fe”.

Duke rikujtuar fjalën e ish-presidentit të Gjermanisë Christian Wulff i cili gjatë vizitës së tij në Bremen kishte thënë se “Islami i përket Gjermanisë”, Sieling tha se përhapja e këtyre fjalëve në Bremen po ashtu u ka bërë të ndiheni të lumtur.

Ai po ashtu u shpreh se programet e iftareve i sheh si një traditë shumë të mirë, duke e vlerësuar Ramazanin si muaji i dialogut dhe të ndihmës për njëri-tjetrin.

Kurse kryetari i Përgjithshëm i DITIB, Prof. Dr. Nevzat Yaşar Aşıkoğlu, gjatë fjalimit të tij dha informacione lidhur me rëndësinë dhe virtytet e Ramazanit.

Duke bërë të ditur se këto programe të iftareve po organizohen me parullën “Çdo njeri ka të drejtë për të, në këtë Ramazan dhe gjithmonë”, Aşıkoğlu tha se njerëzit kanë përgjegjësi për këtë.

“Ne e ndajmë botën të cilën Allah’u na ka lënë amanet me gjithë njerëzit dhe të gjallët. Me këtë vetëdije në duhet ta mbrojmë botën tonë. Kjo mbrojtje nuk është detyrim vetëm i muslimanëve, por është detyrë e gjithë njerëzve”, tha ai.

Aşıkoğlu shtoi se gjatë muajve të fundit po zhvillohen disa diskutime të hidhura lidhur me DITIB-in në Gjermani, ku nënvizoi se DITIB është një organizatë e hapur për të gjithë.

Në iftar morën pjesë një numër i madh i të ftuarve, në mesin e të cilëve ndodheshin edhe përfaqësues të feve katolike dhe protestante.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne