Muslimanët në Francë nuk dëshirojnë të bëhen “material” i fushatave zgjedhore

Kryetari i Këshillit Islam të Francës (CFCM), Enver Kbibech, duke iu referuar fushatës për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen këtë të diel, tha se muslimanët nuk dëshirojnë që feja e tyre të kritikohet dhe adhurimi i tyre të vihet në shënjestër për qëllimet e fushatave zgjedhore, raporton Anadolu Agency (AA).

Kbibech, duke folur për gazetarin e AA-së, ka dhënë vlerësimet e tij për fushatën zgjedhore presidenciale dhe kryesisht retorikat në lidhje me muslimanët gjatë fushatës.

Ai ka theksuar se muslimanët krahas pikëpamjeve mbi çështjet ekonomike dhe sociale nga politikanët në Francë dhe botë ndjekin nga afër edhe pikëpamjet e tyre në lidhje me çështjet për Islamin dhe adhurimin.

Ndër të tjera Kbibech, ka shpjeguar se muslimanët gjithashtu interesohen edhe për çështjet në lidhje me Irakun, Sirinë dhe Palestinën. “Disa kandidatë në Francë për të përjashtuar muslimanët përdorin si mjet laicizmin”, ka theksuar ai, duke vënë në dukje se për këtë arsye duhet të dihet se çfarë vlerash dhe principesh përfshin laicizmi.

Pasi ka theksuar që presin rritje në shprehjet e urrejtjes kundër muslimanëve teksa afrohen zgjedhjet, Kbibech, ka shtuar se “Marine Le Pen teksa afrohen zgjedhjet ka sjellë sërish në rendin e ditës emigrantët dhe muslimanët. Dëshiron që debatet zgjedhore të fokusohen në këto çështje, por njerëzit dëshirojnë që të mos mbizotërojnë këto lloj retorikash dhe që fetë e tyre të mos jenë në qendër të debateve zgjedhore.”

Ndër të tjera Kbibech tha se të gjithë muslimanëve që kanë të drejtën e votës iu ka bërë thirrje që të votojnë.

Bisedimet e CFCM-së me disa nga kandidatët për president

Pasi ka bërë të ditur se iu kanë dërguar letër disa prej kandidatëve për president ku iu kanë shpjeguar pritshmëritë dhe shqetësimet e muslimanëve në Francë, Kbibech, ka njoftuar se i kanë paralajmëruar në çështjen se Islami duhet dallohet nga terrorizmi.

Ai ka tërhequr vëmendjen se është i papranueshmëm përjashtimi i muslimanëve dhe ka theksuar se muslimanët kanë të njëjtat të drejta ashtu si qytetarët e tjerë.

Kbibech tha se kanë biseduar me kandidatin e Partisë Socialiste (PS) Benoit Hamon, me kandidatin e qendrës së djathtë François Fillon dhe me ish-ministrin e PS-së dhe kandidatin e pavarur Emmanuel Macron.

Pasi Fillon ka mbrojtur idenë e tij se muslimanët duhet të mbahen nën kontroll dhe se duhet të luftohet me “islamin totalitar”, Kbibech, ka vënë në dukje se atij i kanë drejtuar pyetje rreth këtyre dy çështjeve dhe se e kanë paralajmëruar për shkak të fjalëve që ai ka përdorur në lidhje me Islamin.

Ndër të tjera Kbibech, ka shpjeguar se Fillon i ka premtuar se do të tregojë ndjeshmëri për këtë çështje, dhe pavarësisht këtyre bisedave nuk ka patur ndonjë zhvillim nga kjo çështje.

Kbibech ka theksuar gjithashtu se në bisedën me Hamon ai ka bërë të ditur se është kundër ndalesë së mbulesës në universitete.

Në rast të zgjedhjes së tij si president Hamon ka shprehur dëshirën për krijimin e marrëdhënieve më të mira me Këshillin islam, ka deklaruar Kbibech, duke shtuar më tej se ai ka vënë në dukje se do të bëjë atë që është e nevojshme në lidhje me çështjet e Islamit.

Në bisedën me Macron, Kbibech ka theksuar që laiciteti duhet të mbrojë të gjithë njerëzit që i përkasin një feje.

Mbyllja e xhamive në Francë

Pas akteve terroriste në vitin 2015 dhe 2016 në vend imamët kanë “mbetur nën dyshime” dhe se për këtë arsye duke kryer punime pedagogjike në shoqëri duhet të rregullohet imazhi i imamëve në shoqërinë franceze, është shprehur Kbibech. Ai pasi ka vënë në dukje se kanë ndjekur nga afër çështjen e mbylljes së xhamive në Franca, ka theksuar se Ministria e Brendshme ka informuar se kanë prova serioze për mbylljen e xhamive.

Ndër të tjera duke pohuar se i kanë përcjellë Ministrisë së Brendshme se nuk duhet të viktimizohet komuniteti për shkak të pikëpamjeve ekstreme të imamit, Kbibech ka theksuar se si Këshill Islam kanë hedhur disa hapa për mos mbylljen e disa xhamive në Francë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne