Mustafa Akinci: Statuskuoja në Qipro viktimizon më tepër turkoqipriotët

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akinci, deklaroi të enjten se statuskuoja në Qipro viktimizon më tepër turkoqipriotët.

Akinci theksoi përmes një komunikate të shkruar se për sa kohë që problemi në Qipro vazhdon, edhe përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes do të vazhdojnë.

“Prania dhe identiteti i turqve qipriotë po pëson erozion me kalimin e viteve. Ato po rrezikojnë të mos jenë subjekt/kryefjalë në vendin e tyre”, u shpreh ai duke nënvizuar se statuskuoja në ishull i shtyn turkoqipriotët jashtë të drejtës ndërkombëtar.

Sipas tij, kjo situatë nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë.

“Kjo statuskuo viktimizon më tepër turqit e Qipros. Por në terma kohorë afatgjatë nuk do të jetë as në dobi të grekëve qipriotë. Kushtet e formuara pas 1974-s kanë nxjerrë në pah si modelin më realist të zgjidhjes në Qipro një zgjidhje federale me dy zona dhe të bazuar në barazinë politike. Lëkundjet e udhëheqjes grekoqipriote, tërheqjet nga ato që ka pranuar më parë, si dhe tendenca e saj për të mohuar parametrat bazë të barazisë politike, përbëjnë barrierën më serioze për zgjidhjen; megjithatë rruga për të eliminuar këto qëndrime negative nuk është të heqim dorë nga teza jonë legjitime dhe e drejtë. Para së gjithash, ne duhet të ruajmë linjën tonë konsekuente para shoqërisë sonë, shoqërisë tjetër dhe bashkësisë ndërkombëtare. Ne duhet të shpalosim dhe luftojmë në çdo platformë qëndrim e udhëheqjes grekoqipriote kundër barazisë politike”, vlerësoi Presidenti i RTQV-së, Mustafa Akinci.

Konferenca për Qipron, mbajtur në korrik 2017 në Krans-Montana të Zvicrës, qe mbyllur pa ndonjë rezultat./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne