Mustafa Bajrami: “Lëvizja FETO nuk ka kontribuar por ka shfrytëzuar Kosovën, kam fakte!”

Mustafa Bajrami, analist dhe teolog i njohur shqiptar ne një emision televiziv ka folur për çështjen e krizës aktuale ne lidhje me FETO.

Ai ka pretenduar se lëvizja FETO ne Kosovë nuk ka kontribuar asgjë por ka shfrytëzuar lirin dhe demokracinë për përfitimet e veta financiare, ai për këtë dha edhe fakte.

“Në kohën kur kam udhëhequr ‘Këshillin e Bashkësisë Islame’ në Gjilan ndërmjet viteve 2010-2012, pjesëtarët, udhëheqësit e lëvizjes gylensite, atëherë ashtu quhej pra jo siç quhet sot FETO, ata me një insistencë te padurueshme për neve atëherë vazhdimisht bënin presion mbi mua personalisht edhe pse un kam qenë një faktor shumë i vogël i Bashkësisë Islame karshi pozicionit të myftiut dhe kryesuesit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, që kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës t’iu jep hapësirë dhe ti lejon ata qe ti hapin medresenë nën patronazhin e tyre dhe medreseja në Prishtinë dhe ato në vendet tjera që të kalojnë nën menaxhimin apo patronazhin e lëvizjes gyleniste se kinse ata qenkan më të aftë se ne për ta udhëhequr sistemin tonë arsimor.”, tha Bajrami.

Ne anën tjetër ai theksoi se Gylenistët në Kosovë kanë një potencial të rrezikshëm pasi mund të acarojnë marrëdhëniet tona diplomatike e ekonomike me shtetin Turk.

“Mos ta harrojmë edhe një gjë, lëvizja gylensite është përhapur në më shumë se 100 vende të botës, dhe nëse i shihet bagazhi financiar në bankat të cilat i kanë deponuar mjetet e tyre financiare, atëherë shohim se kanë një fuqi financiare e botes sot dhe këtë e kanë arritur pikërisht nëpërmjet arsimit ku vetëm në Kosovë, shqiptarët për një vit kanë paguar 4200 euro.

Ti nëse vjen në Kosovë si një i huaj dhe më thua mua që do të kontribuoj në këtë vend dhe në anën tjetër fut çmimin 4500 euro atëherë kjo nuk është kontribut por vetëm shfrytëzim.”, shtoi ai.

Kosova e pa mëdyshje kësaj radhe ka qenë para një sprove dhe është në sprovë se si të veproj me këtë krizë, të burgosen gylenistët të cilët e shfrytëzojnë demokracinë dhe lirinë Kosovës që të sulmojnë sistemin politik të Turqisë dhe presidentin e Turqisë e që un shumë e kisha dëshiruar që këto gyleniste të mos ishin fare në Kosovë sepse ata mund të jenë një shkaktar qoftë edhe tërthorazi i ndonjë acarimi të mundshëm mes Kosovës dhe Turqisë.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne