Mustafa: Mocioni, komplot politik pa asnjë bazë argumentuese

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se mocioni i paraqitur nga opozita për rrëzimin e Qeverisë është komplot politik pa asnjë bazë argumentuese, shkruan arbresh.info.

Mustafa ka thënë në Kuvend se kjo është një tendencë për fshehjen e keqpërdorimeve dhe dëmeve që janë bërë në Qeveritë e kaluara.

“Mocioni i mosbesimit është një komplot politik pa asnjë bazë argumentuese. Është një tendencë që dobësitë dhe keqpërdoprimet e dëmet e krijuara nga qeverisjet e kaluara t’i veshen kësaj qeverie. Vlerësoj se peticioni ka për pasojë destabilziimin e vendit përmers krijimit të mosbesimit në instiruicionet dhe krijimit e vakuumit institucional”, ka thënë Mustafa derisa po fliste për arritjet e Qeverisë së tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne