Muxhahedinet iraniane kercenojne lirine e medias, censurojne televizionin Ora News

Forca e organizates se Muxhahedineve Iraniane ne Shqiperi eshte e paimagjinueshme. Organizata ne fjale qe njihet si MKO, MEK, National Council of Resistance of Iran, Kulti Raxhavi etj, jo vetem qe kerkon te rrezojne me dhune qeverine e Iranit, jo vetem qe ka arritur te rekrutoje politikane, deputete dhe te rinj shqiptar ne fushaten e tyre kunder Iranit, por fuqia e tyre tanime eshte shtrire edhe mbi mediat e Shqiperise.

Ne daten 8 dhe 9 nentor aktivistja britanike dhe ish-anetarja e organizates Mojahedin el-Halk, Anne Singleton – Khodabandeh vizitoi Shqiperine. Gjate qendrimit  ajo vizitoi disa institucione dhe dha disa intervista per mediat shqiptare, duke treguar eksperiencen e saj ne procesin e deradikalizimit te ekstremisteve te dhunshem. Anne Singelton u intervistua nga disa televizione nder te cilat Ora News dhe TemA TV. Ajo dhe disa ish-muxhahedine te cilet kane braktisur organizaten xhihadiste dhe jane deradikalizuar, dhane intervista ku tregonin eksperiencen dhe vuajtjet e tyre ne organizaten xhihadiste iraniane dhe arsyet pse vendosen te braktisin xhihadin.

TemA TV dhe Ora News ben reportazhe me Anne Singletonin dhe kerkuan nje kunder-reagim ndaj tezave te saj edhe nga organizata e muxhahedineve ne Tirane. Por reportazhi qe do te transmetohej nga nje nga keto televizione nuk u shfaq kurre. Muxhahedinet jo vetem qe refuzuan ti pergjigjen pyetjeve te gazetarit qe shkoi ti intervistoje por shkuan ne redaksine e medias ne fjale dhe “binden” pronarin qe te mos shfaqte intervisten e aktivistes britanike.

Ndersa Ora News e shfaqi intervisten e aktivistet britanike ne diten e djele me 12 nentor 2017. Megjithate, sot dy dite me pas intervista e aktivistes britanike Anne Singelton eshte fshire nga Ora News, nga kanali i saj ne youtube dhe nga edicioni i lajmeve te dates 12 nentor 2017. Muxhahedinet iraniane, kjo organizate okulte dhe xhihadiste qe operon ne Shqiperi duket qe pushtetin e saj e ka shtrire jo vetem te politikanet e korruptuar shqiptare por edhe te media shqiptare. Kjo qe po shkruajme ketu nuk eshte nje teori konspirative, por fakt. Me poshte jane linket e fshira te televizionit Ora News ku Anne Singleton fliste per eksperiencen e saj me organizaten xhihadiste iraniane:

Edicioni i lajme te Ora News ku eshte prere intervista:

http://www.oranews.tv/emisionet/edicioni-i-lajmeve/arrestimi-i-gjyqtarit-te-henen-para-gjykates-sekseri-qe-mori-20-mije-euro

Faqja e Ora News ku eshte fshire lajmi:

http://www.oranews.tv/article/ekskluzive-pr-ora-news-anne-singelton-muxhahedinet-po-rekrutojne-te-rinjte-shqiptare#.WgipuWBtZ84.facebook

Linku ne youtube ku lajmi eshte fshire:

https://www.youtube.com/watch?v=w3Tu_JltAx8&feature=youtu.be

Ketu eshte intervista origjinale ne Ora News qe u botua nga Gazeta Impakt:

Ekskluzive për Ora News, Anne Singelton: Muxhahedinët po rekrutojnë të rinjtë shqiptarë

Dhe ketu eshte lajmi i shkurtet nga TemA TV i cili me pas do jepej si reportazh i plote por nuk u dha kurre:

Ekspertja britanike: Ju rrëfej për muxhahedinët (VIDEO)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne