Muxhahedinet si Enver Hoxha: akuzojne per agjente iraniane prinderit e Somayeh Mohammadit

Ne Tirane qe prej 3 javesh ndodhen dy prinder kanadeze qe kerkojne te takojne vajzen e tyre Somayeh Mohammadi e cila u eshte marr peng nga organizata terroriste MEK qe kur ishte 15 vjec. Prinderit e vajzes Mustafa Mohammadi dhe Mahbube Mohammadi kane nje jete qe luftojne me MEK-un i cili ia ka rekrutuar vajzen si xhihadiste dhe ia mban te izoluar ne kampin e tyre. MEK-u u ka rrembyer edhe djalin kesaj familje, por fatmiresisht ne fillim vitet 2000 prinderit e Somejes arriten te lirojne djalin e tyre nga kampi terrorist i MEK-ut ne Irak. Vellai i Somejes, Muhamedi tani jeton ne Toronto te Kanadase. Punon si elektricist. Ka kompanine e tij dhe eshte biznesmen i suksesshem.

Prinderit e Sumejes kane ardhur se fundi ne Tirane qe te takojne vajzen e tyre, Someyen dhe ta marrin edhe ate ne Kanada qe ti bashkohet familjes. Por xhihadistet e MEK-ut nuk e lene kete familje ne asnje menyre qe te takohet me vajzen e tyre. Besohet se lideri i kultit xhihadist, Massoud Rajavi e ka perdhunuar kete vajze dhe lirimi i saj nga kampi i MEK-ut do te bej nje skandal nderkombetar per xhihadistet qe Amerika strehon ne Shqiperi.

Xhihadistet e MEK-ut qe i ka zene paniku nga ky fakt, tamam sikur ne kohe te Enverit kane vendosur te denoncojne si agjente prinderit e Someyes te cilet duan te takojne vajzen e tyre qe MEK-u ua ka rrembyer me dhune qe prej 20 vitesh. Duke perdorur taktika staliniste ata kane shkruar letren me poshte te cilen ia kane dhene mediave, ku i kerkojne ministrit Xhafaj qe te largoj nga Shqiperia dy qytetaret kanadeze. Me poshte eshte letra qe organizata terroriste i ka cuar ministrit Xhafaj duke pretenduar se eshte shkruar nga vajza qe MEK-u ka rrembyer qe para 20 vitesh:

I nderuari Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm i Shqipërisë

I nderuar Ministër,

Unë jam Somayeh Mohammadi, banuese në Shqipëri dhe anëtare femër e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI).

Kam mësuar se im atë, Mostafa Mohammadi, i cili është gjithashtu agjent i Ministrisë së Inteligjencës së Iranit (MOIS), ka ardhur në Shqipëri me pretekstin për t’u takuar me mua, por në të vërtetë për të realizuar misione kundër PMOI të caktuara nga regjimi iranian.

Në vitin 1998, në kërkim të lirisë dhe demokracisë për Iranin, unë e lashë me vullnetin tim banesën time në Kanada dhe, si shumë iranianë të tjerë që e duan lirinë, u bëra pjesë e PMOI dhe shkova në Kampin Ashraf në Irak. Erdha në Shqipëri me miqtë e mi të tjere pasi u larguam nga Iraku.

Kur ishim në Irak, regjimi iranian mundi të keqpërdorte disa anëtarë të familjeve tona, përfshirë tim atë, kundër PMOI duke i kërcënuar apo joshur ata. Pas takimeve të tij me mua në Kampin Ashraf në Irak në vitet 2002, 2003 dhe 2004 dhe pasi u kthye në Kanada, ai deklaroi papritmas para shtypit dhe autoriteteve kanadeze se PMOI më kishte mbajtur me forcë në Kampin Ashraf kundër vullnetit tim. Ai krijoi blog-e propaganduese në emrin tim në internet, dhe, duke publikuar fotot e mia personale në këto blog-e, dhe duke aplikuar trysni të tjera, ai donte të më bënte të dorëzohesha dhe të bashkëpunoja me regjimin iranian. Bashkëpunimi i tij me shërbimin e inteligjencës së regjimit iranian (MOIS) si dhe shpifjet kundër meje dhe PMOI vazhduan deri në atë pikë saqë, në mënyrë që të bisedonin personalisht me mua dhe të më çonin në Kanada, një delegacion nga qeveria kanadeze erdhi disa herë në Kampin Ashraf në Irak. Çdo herë, në takimet e mia private me delegacionin e qeverisë kanadeze, u kam shpjeguar atyre se qëndroja me PMOI me vullnetin tim të sinqertë.

Pasi nuk kisha më asnjë dyshim se Mostafa Mohammadi, pa asnjë dashuri familjare, po më keqpërdorte si një mjet për të fituar para dhe për të realizuar misionet e MOIS kundër PMOI, unë i ndërpreva të gjitha lidhjet dhe takimet me të përgjithmonë.

Për informacionin tuaj, prania e këtyre agjentëve të MOIS së regjimit iranian rreth Kampit Ashraf nën maskën e familjarëve hapi rrugën për sulmet gjakatare dhe masakrat në Kampin Ashraf. Ata përdorën 320 altoparlantë të fuqishëm për të kumbuar slogane kundër nesh gjithë ditën, dhe në këtë mënyrë na vinin nën një torturë psikologjike. Ata gjithashtu i nxisnin agjentët irakenë të sulmonin Kampin Ashraf. Mostafa Mohammadi ishte gjithmonë i pranishëm në këtë torturë psikologjike kundër banorëve të Ashraf, dhe ishte në krye të saj, sipas fjalëve që agjentët e tjerë thoshin përmes altoparlantëve.

Kam bashkëngjitur faqet e pasaportës kanadeze të Mostafa Mohammadi-t, përmes së cilës ai udhëtonte në Irak. Ndërkohë që ai është shtetas kanadez, dhe duhej të kishte marrë një viza në Kanada, mund të shihni se vizat janë lëshuar të gjitha në Iran, gjë që tregon se prania e tij në Irak ishte për komplote të sponsorizuara nga regjimi iranian. (Bashkangjitja 1)

E kam publikuar të gjithë historinë time dhe përpjekjet e Mostafa Mohammadi-t për të abuzuar me mua, që legjitimizuan vrasjet e banorëve të Ashraf dhe Liberty nga regjimi iranian, në një libër të titulluar “Fundi i një Komploti”, i cili është publikuar në faqe të ndryshme interneti. Libri në persisht dhe përkthimi i tij në anglisht mund të shkarkohen, mes të tjerash, në URL-të e mëposhtme:

http://ëëë.iran-efshagari.com/ëp-content/uploads/2017/06/payany-bar-dastan-yek-taote-eh.pdf

URL e librit në faqen në anglisht Iran Probe:

https://iranprobe.com/books-publications/books-reports/an-end-to-a-conspiracy-by-somayeh-mohammadi.html

Prania e Mostafa Mohammadi-t në Shqipëri është shumë shqetësuese për mua. Nuk jam e shqetësuar për veten, por për sigurinë e miqve të mij në Shqipëri. Prania e tij tregon se regjimi iranian po kërkon të bëjë komplote të tjera djallëzore kundër nesh në Shqipëri. Nuk kam asnjë dyshim se ky regjim, ashtu si në të shkuarën, do të drejtojë fushata demonizuese të tilla si “PMOI nuk më lejon të takohem me Mostafa Mohammadi-n”, apo “Unë, 38 vjeçe, jam në PMOI kundër vullnetit tim” në mënyrë që të hapë rrugën për të goditur sigurinë tonë dhe të shkelë të drejtën tonë për të jetuar.

Prandaj, duke marrë parasysh se qëllimi i regjimit për të realizuar një operacion terrorist kundër PMOI në Paris, dhe arrestimi i agjentëve të tij, duke përfshirë një diplomat, u ekspozua javën e shkuar, do të doja t’ju kërkoja t’ua pengonit rrugën masave të mëtejshme të regjimit iranian duke e përjashtuar Mostafa Mohammadi-n nga Shqipëria.

Me respekt,

Somayeh Mohammadi

8 korrik 2018

 

Kurse ketu eshte emisioni qe ben prinderit e saj te cilet kerkojne te takojne vajzen e tyre e cila mbahet ne izolim nga radikalet e MEK:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne