Muzeu izraelit vendos të heqë skulpturën ‘McDonald-Jezus’ pas reagimit të ashpër nga të krishterët arabë dhe muslimanët

Një muze izraelit ka në plan të heqë nga ambjentet e tij një skulpturë të Jezusit të kryqëzuar, ku në vend të tij është vendosur kllouni Ronald McDonald, një nga simbolet e kompanisë McDonald. Reagimi vjen pas protestave të ashpra që bashkuan të krishterë, muslimanë, ministren populiste të kulturës dhe disa artistë pro-palestinezë.

Kllouni i vendosur në kryq, i madhësisë së kllounit Ronald McDonald, ka qenë i pozicionuar në qendër të ekspozitës së quajtur “Sendet e Shenjta” të artistit finlandez Jani Leinonen. Në këtë ekspozitë promovuese të mjaft elementëve fetarë gjenden edhe kukullat e famshme të fëmijëve Ken dhe Barbie që janë bërë enkas për ti përngjasuar Jezusit dhe virgjëreshës Mari.

Protestat e disa ditëve më parë ishin shumë të ashpra. Për të shpërndarë protestuesit, policia izraelite u detyrua që të hynte mes qindra protestuesve dhe të përdorte bomba tymuese dhe gaz lotsjellës, thanë raportimet.

Policia tha se ka arrestuar një person me dyshimet për sulme dhe po kërkon dy persona të tjerë që hodhën kapsolla zjarri në muzeun e artit në Haifa.

Tre oficerë policie u lënduan pasi dhjetra protestues u përpoqën të hynin me forcë në muze, tha policia. Panelet prej xhamit përgjatë hyrjes së ekspozitës u shkatërruan.

“Unë e kundërshtoj me forcë këtë skulpturë të turpshme”, tha Nicola Abdo, një banor dhe protestues nga Haifa. “Si një i krishterë … jam ndjerë thellësisht i ofenduar në këto përshkrime të simboleve tona të shenjta”.

Kryebashkiakja e qytetit arabo-hebre të Haifës tha të enjten se skulptura do të hiqej nga ekspozita pas konsultimeve me udhëheqësit e kishës.

“Skulptura do të hiqet shumë shpejt dhe do të kthehet nga ka erdhur,” shkroi Einat Kalish në Twitter. “Na vjen keq për situatën e përkeqësuar në komunitetin e krishterë … për lëndimet fizike dhe dhunën që e shoqëroi.”

Ajo nuk tha se kur do të hiqej, por e bëri të qartë se do ti rikthehej muzeut finlandez që i ishte huazuar muajin e fundit të vitit të kaluar.

Arabët e krishterë të zemeruar, të cilët përbëjnë rreth 2 për qind të popullsisë me shumicë hebraike, gjetën një mbështetëse të fortë për protestën e tyre. Ajo është Miri Regev, ministrja e kulturës, ku censura e saj ndaj artit duket se është konsideruar si dicka pro-palestineze.

Duke përmendur lëndimet në ndjeshmëritë fetare, Regev kishte kërcënuar se do ti shkurtonte fondet shtetërore për muzeun. Ministria Izraelite e Drejtësisë e kritikoi atë ashpër, duke argumentuar se ajo nuk e kishte një autoritet të tillë.

Jani Leinonen, skulptori i “McDonald-Jesusit”, ka kërkuar gjithashtu që ekspozita të hiqet pasi në solidaritet me palestinezët, ai ështe edhe një bojkotues i Izraelit.

Shume e panë vendimin e së enjtes si një mundësi për pajtim.

“Fituesi i sotëm është populli i Haifës”, tha Wadie Abu Nassar, një këshilltar i udhëheqësve të kishave vendase. “Heqja e kësaj skulpture është një reflektim i vullnetit tonë të përbashkët për të bashkëjetuar në këtë qytet”./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne