Muzeu në Hjuston feston dhjetë vjetorin e Iniciativës së Artit të Botës Islame

Muzeu i Arteve të Bukura në Hjuston, Teksas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vitin 1917-1918 i ka shpallë vite për ekspozita dhe ngjarje përkujtimore për të festuar 10-të vjetorin e Inisiativës së Artit të Botës Islame.

“Dhjetë vjet më parë, Muzeu bëri një angazhim për të siguruar që arti dhe kultura e vendeve historike islame të ketë një vend të përhershëm midis koleksioneve që përfshinin 5.000 vjet të krijimtarisë njerëzore”, tha Gary Tinterow, drejtor i Muzeut të Arteve të Bukura, Houston, SHBA .

“Që atëherë, nëpërmjet mbështetjes bujare të patronëve këtu në Hjuston, Teksas, dhe jashtë vendit, dhe nëpërmjet marrëdhënieve të vazhdueshme me kolegë, koleksionistë dhe institucione në të gjithë Botën Muslimane, qindra mijëra vizitorë kanë qenë në gjendje të përjetojnë këto tradita të pasura artistike, të cilat janë ndër më të lashta, më të qëndrueshme në botë “.

Që nga themelimi i programit në vitin 2007, një dekadë e ekspozitave, blerjeve, hulumtimeve shkencore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar kanë sjellë arritjet e traditave artistike islamike tek audiencat amerikane.

Mbi 300 vepra që përfshijnë 1,300 vjet dhe gjerësia e territoreve islamike nga India e sotme, Afganistani, Uzbekistani, Irani, Iraku, Siria, Turqia, Egjipti, Tunizia, Maroku dhe Spanja tani janë tani të ekspozuara vazhdimisht, duke e bërë Muzeun e Arteve të Bukura në Hjuston, Teksas, në mesin ekspozitave më të mëdha të Artit Islam nga Bota Islame në SHBA.

Burimi : The Art Daily/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne