Myftiu i Egjiptit: Ali Ibn Ebu Talib 1400 vjet më parë ka njoftuar për krijimin e ISIS

Myftiu i Egjiptit ka njoftuar se Ali Ibn Ebu Talib (as) 1400 vjet më parë ka njoftuar për paraqitjen e ISIS, duke i quajtur “pronarët e flamujve të zi”.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, duke cituar agjencinë e lajmeve Al Kuds AL Arabi, Shouki Alam, myfti i Egjiptit, gjatë një fjalimi të tij ka thënë se Ali Ibn Ebu Talib kishte folur në lidhje me pronarët e flamujve të zi, duke thënë se ata “janë pronarët e qeverisë, të cilët nuk mbajnë premtimin dhe fjalën, ftojnë për drejtësi derisa vetë nuk janë të drejtë”. Shouki Alam ka shtuar: Ne po përballemi me sulme të ashpra kundër fesë tonë, sepse ekstremistët janë veshur me rrobat e fesë tonë, ndërsa feja jonë është e pafajshme nga veprimet e tyre. Ai ka thënë se nuk kemi nevojë për radikalizëm, sepse feja islame është kundër radikalizmit dhe ekstremizmit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne