Myftiu i Tiranës me flamur në shesh: Gjithçka na duhet është dashuria

yftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka mbajtur sot fjalën e tij përpara mijëra myslimanëve që po faleshin në Sheshin Skënderbej, duke ju drejtuar besimtarëve me thirrje për dashuri, mirëkuptim dhe solidaritet.

Gurra e vuri theksin tek dashuria si element ndërlidhës për të garantuar paqe e mirëqenie shpirtërore.

All you need is love. All we need is love. Ajo që kemi sot nevojë të urgjentshme, menjëherë, është dashuria. Ne nuk kemi nevojë për asgjë veçse për dashuri. Dashuri për fenë, Zotin, vendin tonë, për drejtësinë, për prindërit tanë, për fëmijët tanë, për të afërmit, të largëtit, miqtë, për fqinjët, dashuria mes myslimanësh, të krishterësh e shqiptarësh.

Ylli Gurra, Myftiu i Tiranës

Më pas, duke dashur të bëjë dallimin nga hera e fundit që Sheshi Skënderbej u përfshi në debate gjatë faljes së Bajramit, Ylli Gurra përmendi figurat që bashkojnë kombin, duke përfshirë edhe katolikun Gjergj Fishta.

Historia e këtij vendi është shkruar me gjakun e djersën e Haxhi Vebi Dibrës, e At Gjergj Fishtës, e dhjetëra e dhjetëra të tjerëve.

Ylli Gurra, Myftiu i Tiranës

Në fund, për të thënë se sheshi Skënderbej është simbol i bashkimit, Myftiu i Tiranës shpalosi një flamur kombëtar, duke thënë se të gjithë myslimanët duhet të kenë mision lartësimin e tij.

Është simboli që i ka përbashkuar shqiptarët në Veri e Jug, Lindje e Perëndim. Është verdikti i dijetarëve tanë të çmuar e të papërsëritshëm. Na ka bashkuar myslimanë e të krishterë për të jetuar në paqe në një atdhe të përbashkët , ku secili gjen Zotin në mënyrën më të drejtë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne