Myk, lagështi dhe enë të ndryshkura në kuzhinë, AKU mbyll lokalin e dasmave në Peshkopi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të sigurisë ushqimore ka pasur në vëmendje në veçantë edhe në kontrollin në lokalet e dasmave. Trupa inspektuese e DRAKU, Dibër evidentoi një subjekt me aktivitet “Restorant për dasma” i cili kryente veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Konkretisht, gjatë kontrollit që AKU ushtroi në subjektin “Drita Markja” Shupenzë, Peshkopi u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndaj subjektit me Nipt L76507401U u mor masë administrative gjobë me vlerën 300.000 lekë si dhe masa bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne