Mynihu nuk bëri asgjë për të qetësuar frikën nga Lufta e Ftohtë 2.0

nga Pepe Escobar.

Konferenca e Sigurisë në Mynih supozohet që të jetë një mbledhje vjetore e lartë e politikanëve të botës, dhe e ekspertëve të fushave ushtarake dhe të inteligjencës. Teorikisht, ata diskutojnë çështje serioze të sigurisë nën një vëzhgim të mprehtë profesional brenda një mjedisi të informuar.

Sidoqoftë, në këto kohë të errëta, ​​ajo që konferenca e 54-të nxorri ishte një tjetër shfaqje e Rusofobisë – një lidhje e drejtpërdrejtë me avazin, skandalin “Russiagate” në Uashington.

Në fakt, raporti i sigurisë së Mynihut i vitit 2018 u quajt, deri tek pragu dhe ktheu? Aty, kryetari i konferencës, Wolfgang Ischinger, nuk i përzgjodhi fjalët e tij. “Bota është afruar – shumë afër! – në prag të një konflikti të madh,” tha ai.

Ai nuk ishte një kod i veçantë për Luftën e Ftohtë 2.0, e cila mund të zhvillohet shpejt në një konfrontim të drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë. Raporti gjithashtu specifikoi doktrinën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald si vepër e një “fuqie armiqësore revizioniste”, duke sulmuar “strukturat ndërtimore të rendit botëror”.

Por pastaj, kur filluan bisedimet, perceptimet e rrënjosura u morën me Rusinë, një kërcënim vdekjeprurës i NATO-s dhe anasjelltas.

Fuqia ruse

Një ilustrim grafik u shpërnda nga Nicholas Burns, ish ambasador i SHBA-së në NATO. “A do të forcohet NATO-ja që të frenojë pushtetin rus në Europën Lindore duke i dhënë reston Rusisë për cfarë ka bërë ilegalisht në Krime, në Dnbass dhe në Gjeorgji?” Pyeti ai.

“Unë mendoj se përgjigja është pozitive. Ministrat e mbrojtjes të NATO-s janë të vendosur që të rrisin gadishmërinë. Ne kemi trupa në Poloni dhe në tre vende baltike. Unë mendoj se NATO është e unifikuar. Ne duhet ti vazhdojmë sanksionet kundër Rusisë,” shtoi ai.

Natyrisht që pati një reagim ndaj kësaj retorike. Konstantin Kosachev, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit rus, paraqiti rastin e vendit të tij.

“Qasja e vetme që Rusia mendon se është e drejtë është se siguria është gjë e pandashme,” tha Kosachev. “Duhet të bashkëpunojmë të gjithë. Bashkëpunimi në fushën e sigurisë nuk duhet të ndahet në blloqe.

“Ekzistenca në vazhdimesi e NATO-s provokon kërcënime të reja, në vend se t’i kapërcejë ato. Kjo konferencë ka qenë gjithmonë anti-ruse. Fatkeqësisht, ata përpiqen të fajësojnë Rusinë për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet Perëndimi,” shtoi Kosachev.

Sigurisht që pati një listë të gjatë deklaratash kundra Rusisë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, gjeneralin McMaster. Edhe Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel akuzoi Rusinë dhe Kinën për përpjekje për të “minuar” Bashkimin Evropian.

Ajo cfare i ngeli për të bërë ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov ishte të theksonte se akuzat e kohëve të fundit, ku pretendohej se Kremlini kishte ndërhyrë në politikën amerikane, ishin thjesht “llogje”. Në të vërtetë, skandali Russiagate, ndër të tjera është deskretituar nga gazetari i njohur investigativ Robert Parry në Consortiumnews.com.

Sigurisht që NATO nuk bën asgjë pa miratimin e Uashingtonit. Shfaqja show Rusi-NATO është një çështje jo e drejtë. Buxheti i mbrojtjes ruse i vitit 2017 ishte rreth 70 miliardë dollarë, baras një të dhjetën e buxhetit të SHBA-së.

Këtë vit, sistemi Aegis Ashore i NATO-s, i cili është i aftë të gjuajë raketat Tomahawk tokë-tokë, do të vendoset në Poloni. Vendi i BE-së do të presë edhe Anacondan, stërvitjen ushtarake më të madhe të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë, me të paktën 100,000 trupa.

Mynihu nuk bëri asgjë për të qetësuar frikën e Luftës së Ftohtë 2.0. Në të vërtetë, ai solli kujtime të largëta të atyre ditëve të harruara të ‘komunistëve Sovjetike që hanin fëmijët për mëngjes’.

Publikohet raporti

Mediokriteti i keq i atyre që ndërhyjnë për të folur për vete.

Mynihu ngjason me një institut ndërkombëtar për studimet strategjike, që nxjerr ​​raportin e tij të bilancit ushtarak, ku edhe një herë agjencitë perëndimore të sigurisë tregojnë mosbesimin e tyre lidhur me përparimet ushtarake të Rusisë dhe Kinës.

E megjithatë, Mynihu nuk bëri asgjë për ta përqendruar diskutimin mbi perspektivën e fundit të frikshme të Izraelit kundrejt Iranit, që po shkon duke degjeneruar pothuajse në fillimin e një lufte të nxehtë. Pra, si perfundim kishim kthim nga erdhem”.

Volteri, filozofi dhe shkrimtari francez i shekullit të 18-të, thoshte se ata që të bëjnë që të besosh absurditetet të bëjnë që të bësh mizori.

Dështimi kolektiv i këtyre “ekspertëve” të sigurisë vjen në kohën kur shekulli Euroaziatik po merr gjithnjë e më shumë formën e tij, më të theksuar se sa lëvizjet transatlantike ose transpacifike. Numrat nuk gënjejnë. Ndërsa “ekspertët” flasin dhe demonizojnë, rruga e re e mëndafshit po merr formë.

Pra, ta lemë Luftën e Ftohtë 2.0 të shpërbehet drejt asaj që ka shkuar gjithmonë, një predhe të zbrazur./atimes/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne