Myslimanes i refuzohet nënshtetësia franceze pasi nuk pranoi të shtrëngonte dorën

Gjykata më e lartë administrative e Francës ka miratuar një vendim për ti refuzuar nështetësinë një gruaje myslimane algjeriane, e cila refuzoi të shtrëngonte dorën me zyrtarët gjatë ceremonisë së nështetësisë.

Sipas AFP-së, myslimanja argumentoi se ishte besimi i saj fetar ai që e ndalonte dhënien e dorës për zyrtarët e lartë që drejtonin ceremoninë e shtetësisë në rajonin jugor Isere.

Qeveria tha se sjellja e saj tregoi se ajo nuk ishte “asimiluar në komunitetin francez”, një arsye që sipas kodit civil i refuzon shtetësinë bashkëshortes së një shtetasi francez.

Gruaja, e cila është martuar me një francez që në vitin 2010, e apeloi vendimin duke e quajtur atë “abuzim të pushtetit”.

Këshilli i Shtetit, organi i fundit apelues për të tilla çështje, vendosi që qeveria nuk e kishte implementuar në mënyrën e duhur ligjin./AFP/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne