“Ka ekzistuar nevoja për kërkesën për revizion të aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sipas padisë së Bosnjës e Hercegovinës kundër Serbisë për gjenocid”, theksoi në intervistën e tij Tarik Ramdan, profesori për studimet islame bashkëkohore në Oxford dhe njëri nga mendimtarët më të shquar islam të kohës së sotshme. Thotë se nuk është guxuar të lejohet që situata të mbetej ashtu siç ishte, ndërsa mohimi i gjenocidit është i palejueshëm.

“E vërteta është shumë e rëndësishme dhe mendoj se mohimi i gjenocidit është i palejueshëm. Sikurse kemi parë aq gjeocide nëpër botë, njerëzit të cilët janë kryerësit të këtyre veprave shpesh refuzojnë të pranojnë atë që e kanë bërë. Më e rëndësishme është se përpjekja duhet të vazhdojë, pasi që bashkësia ndërkombëtare veq e ka pranuar faktin se në Srebrencië ka ndodhur gjenocidi, ata ashtu e shohin dhe e pranojnë”, sqaroi Tarik Ramadani.

Kur është në pyetje administrata e re amerikane e udhëhequr nga presidenti Donald Trumpi, Tariku konsideron se nuk do të jetë lehtë me të. “Trumpi është plotësisht i paparishikueshëm dhe nuk do të jetë lehtë. Por, megjithatë mund të thuhet se administrata e tij është më e urtë se ai pasi që e dijnë se është shumë e vështrirë të realizohen disa idetë e t’ia. Kemi parë se si gjykatës i thonë “jo” politikës dhe disa vendimeve të t’ia. Mendoj se myslimanët amerikan duhet të punojnë në disa gjëra në brendi të Amerikës. Trumpi ka humbur kredibilitetin në shumë mënyra, bile edhe disa njerëz që e kanë mbështetur gjatë fushatës së tij zgjedhore tani thonë se disa vendimet e t’ia nuk janë në rregull. Mendoj se me durim, urtësi dhe aktivitetit civil myslimanët amerikan, por edhe myslimanët gjatë gjithë botës, duhet të fokusohen në dinjitetin dhe barazimë e tyre. Nuk duhet rënë në kurthin që të jenë emocional kur është fjala për vendimet e Trumpit”.

Tarik Ramdani komentoi edhe sulmin amerikan në bazën ajrore të Sirisë pas sulmit kimik “të forcave të kryetarit sirian Bashar al Asadit në Idlib.”Sikurse kam dëgjuar, kur është fjal për sulmin në Siri, ky nuk ishte vendimi i Trumpit. Dikush tjetër ka ndikuar mbi te. Ai bile sipas disa informatave, ka refuzuar vendimin e ushtrisë së tijë, e cila ka sygjeruar që të mos kryhet sulmi në Siri. Mendoj se kur është fjala për këtë administratë amerikane, nuk duhet fokusuar vetëm në të. Gjëja më e rrezikshme në këtë administratë është vet administrata dhe disa njerëz rreth tij”.

Në intervistën për Channel 4 News, Ramadani u përpjek që të sqarojë se njerëzit të cilët kryejnë sulme gjatë gjithë Evropës nuk kanë kurrfarë lidhje me organizatat myslimane. Në librin e tij të ri The Essentials përmend se nuk dëshiron të qëndrojë më në linjën mbrojtëse dhe të sqarojë se”myslimanët janë njerëz të mirë”. Në pyetjen se deri kur myslimanët duhet të arsyetohen për sulmet të cilët i kryejnë”në emër të islamit”, është përgjigjur se për fat të keq atë duhet punuar në periudhëne e ardhshme.

“Diku neve vet duhet punuar, por nuk duhet humbur kohë vetëm në to. Diku duhet ekspozimet tona të fillojmë me arsyetimet tona, por atëher duhet të flasim edhe për gjërat tjera. Për të na dëgjuar njerëzit, duhet të flasim për to, pasi që ky diskutim për radikalizim nuk do të kryhet së shpejti. Duhet të flasim për realitetin dhe arsyet për shkak të cilëve ndodhin këto gjëra. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Raportimi medial është i tillë siç është. Duhet saktë të dimë se çfarë kërkojmë dhe në cilin mënyrë këtë do të realizojmë. Për këtë duhet të përgjigjemi këtyre mediave të cilët na akuzojnë për gjëra të ndryshme, por nuk duhet të pranojmë se vetëm për këtë do të flasim”, theksoi Tarik Ramadan.

Në intervistën e tij të fundit për Guardianin britanik ka thënë se myslimanët duhet të reformojnë mendjen e tyre. Sqaron se mendon që myslimanët duhet të merren me çështjet bashkëkohore të shoqërisë sonë.”Çështja është te arsimimi, por është fjala për atë se disa vëllezër dhe motra”myslimanët e thjeshtë” duhet më shumë të jenë të kyqyr në diskutimet dhe mendimet për islamin. Nuk duhet lejuar që të tjerët të na flasin se çfarë është islami, e çfarë nuk është, kur ata të cilët flasin për këto nuk dinë se çfarë flasin. Kjo me të vërtet është thirrje për rizgjimin e të gjithë myslimanëve në botë. Ata duhet kuptuar se disa gjëra duhet të punojnë dhe të flasin”.

Në pyetjen se a ekziston modeli ideal i islamit apo kjo është përdhosje, Ramdani thotë se nuk është kjo e dytë, por myslimanët kanë parime ideale, por nuk kanë realizime ideale.” Të gjithë e dimë se kjo nuk është perfekte dhe duhet të jemi vetëkritik kur janë në pyetje parimet tona dhe realizimi i tyre nëpër botë. Duhet përpjekur të mbajmë vlerat të cilat i kemi si ideale të cilat duhet arritur”.

Shumë myslimanëve” në veshin e tyre” është ngulitur”terorizmi islamik”. Tarik Ramadani edhe vet u përpjek të sqarojë se islami dhe terorizmi janë dy gjëra të papajtueshme. Në librin e tij të ri shkruan se ka pak raste se në media dhe në përgjithësi në shoqëri të prezantohet dhe përshkruhet islami. “Përsëris, gjithmonë flas myslimanëve se duhet ndërprerë të flasin për islamin dhe duhet thjeshtë të jenë mysliman. Ne duhet të jemi dëshmitar të porosisë sonë. Nuk duhet vetëm reaguar në gjërat të cilat kanë të bëjnë vetëm me islamin, por duhet reaguar kudo, në arsim, ekonomi, mjedis…. Duhet të jemi të dukshëm, por jo nëpërmjet veshjes sonë. Myslimanët po japin kontributin e tyre shoqërisë, por kjo nuk është e dukshme mjaft. Ka shumë mysliman të cilët në fusha të ndryshme punojnë gjëra të mira, por nuk i shohim mjaftueshëm.

“Djathtistët po forcohen anembanë Evropës, Bashkimi Evropian po përjeton krizën e llojit të vet, por konsideron Tariku se problemi nuk është se partitë ekstreme djathtiste po fitojmë përkrahje më të madhe porse retorika është aq e zgjeruar dhe është gjithandej Evropës.

“Mendoj se zgjidhja e vetme për myslimanët është që të sfidojmë djathtistët dhe të përzihemi në diskutim. Këta njerëz nuk janë të rrezikshme vetëm për neve, myslimanëve , por edhe për Evropën dhe Perëndimin. Nuk konsideroj, për shembull se Marine Le Pen do të fitojë në zgjedhjet në Francë, por problemi me to është se edhe poeqese nuk fiton, ajo në njëfarë mënyre del fituese. Ajo nxit njerëz tjerë nga partit tjera të përcjellin ate dhe atë çka flet ajo”, sqaron Ramdani.

Sipas sondazheve aktuale, favorit në zgjedhjet që do të mbahen në Francë, është ish kryeministri i këtij vendi Francois Fillon.” Në rast se nuk e dëgjoni”, konsideron Ramadani”ai është më pak ekstrem në disa fusha se që është Le Peni, por njëjtë i promovon gjërat të cilat i thotë ajo, kur është në pyetje identiteti françez”. Kjo është për mendimin e tij edhe më e rrezikshme pasi që”Filloni është mjaft i mençur të tërheq njerëz nga të dyja anët”.

Burimi : Al jazeera/ ML

86