Myslimanet pogradecare i dhurojnë kontribute të mbledhura qendrës të femijëve me aftësi ndryshe Pogradec

Besmitaret Myslimane te Pogradecit kane dhuruar te gjithe sasine monetare qe arriten te mbledhin nepermjet panairit te hapur disa dite me pare,  tek qendra ditore e femijeve me aftesi ndryshe. Kete te merkure ne nje ceremoni te organizuar nga qendra, besimtaret kane shperndare sasine monetare te prinderit e nxenesve si  nje shenje solidarizimi me keto familje per t’i ndihmuar sadopak per problemet qe ato kane. Vec zarfeve me sasite monetare, femijeve iu jane shperndare edhe disa pako te tjera me produkte ushqimore. Ky eshte nje aktivitet i pari ne llojit e tij qe u organizua nga besimtaret myslimane te Pogradecit, ku kontribuan jovetem besimtaret por edhe qytetare te thjeshte me blerjet qe bene ne panairin me teme “Dhuro te Lartesoshesh”. Panairi kaloi nga qendra e qytetit dhe ne dy gjimnazet kryesore dhe ne fund te gjitha kontributet e mbledhura ashtu sic ishte deklaruar shkuan per qendren ditore speciale./Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne