Shqiperia

“Na lidhën dhe…”, flet biznesmeni që u grabit në Korçë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me grabitjen e një biznesmeni në Çiflig të Korçës. Persona të armatosur dhe të maskuar si forcat e policisë janë futur në banesën e tyre në orët e vona të së hënës.

Grabitësit lidhën çiftin e bashkëshortëve Nevruz e Sadete Vila dhe më pas u morën atyre rreth 1.6 milionë lekë të vjetra.

Tre persona të maskuar u futën brenda në banesë, ishin të veshur me uniformë që lexonte policia dhe të armatosur me automatik. Më goditën mua dhe gruan dhe na lidhën pastaj të dyve. Më pas nisën të kontrollojnë shtëpinë”, tregon Nevruz Vila.

Mësohet se njëri prej grabitësve kishte dialekt verior, ndërsa për 30 minuta ata ushtruan dhunë ndaj çiftit të bashkëshortëve. Pas largimit nga banesa ka qenë Sadete Vila ajo që ka kërkuar ndihmë tek fqinjët, të cilët më pas njoftuan policinë.

OPINIONE