“Na mbetën djemtë pa martuar”, banorët e Lubonjës protestë kundër TAP (Video)

Banorët e fshatit Lubonjë në Korcë kanë bllokuar sot rrugën në shenjë proteste dhe nuk lejojnë mjetet e TAP të vijojnë punimet.

Arsyeja se pse banorët protestojnë është se ata kërkojnë që kompania e gazësjellësit TAP t’i bëjë rrugën e fshatit.

Protestuesit shprehen se se po jetojnë si në mesjetë dhe se atyre i është bërë ky premtim nga kompania dhe se ata nuk po e mbajnë:

“Kemi 2 vitë që mashtrohemi nga TAP. As shteti nuk ka bërë asnjë gjë. Jetojmë si në mesjetë. Jemi zonë shumë e varfër. Në raste sëmundjesh apo dhe kur fëmijët shkojnë në shkollë duhet të paguajmë automjetin 30 mijë lekë që të shkojmë në Korcë. Nuk e përballojmmë dot. Do flemë në rrugë dhe nuk do ndalemi në protestë, deri sa të plotësohet kërkesa jonë.Bëhet fjalë për 6 km rrugë. Jemi rreth 600 banorë që jetjmë si në mesjetë.” u shprehën banorët e Lubonjës që po protestojnë në rrugë.

“Nuk na vijnë nuset , jo se nuk duan djemtë për t’i marrë por nuk na vijnë nuset se ska rrugë. Na mbetën djemtë pa martuar.” shprehet një tjetër banor me ironi.

Ndërgokë nga zyra e shtypit e kompanisë TAP ka ardhur një reagim ku sqaron se kërkesat e banorëve pritet që të përmbushen pas rezilimit të projektit.

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) u informua për kërkesën e disa banorëve të fshatrave Lubonjë, Rehovë dhe Roshanj, Bashkia e Korçës, për rehabilitimin e rrugës që lidh këto fshatra me segmentin rrugor Korçë – Vithkuq.

TAP dhe kontraktori i tij i ka informuar këto komunitete se sapo të përfundojnë aktivitetet e ndërtimit të projektit në atë zonë kjo rrugë do të rehabilitohet në gjendjen e mëparshme.

Ndërkohë ky segment rrugor po mirëmbahet nga kontraktori i TAP. Kjo është e njëjta përqasje që është ndjekur edhe në zona të tjera ku ka pasur punime për ndërtimin e gazsjellësit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=OX686P-Kb-g]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne