Një grup i armatosur i qytetarëve nga Kosova janë duke i bërë përgatitjet e fundit para shkeljes së kufirit të Maqedonisë, për t’i matur forcat e tyre me policinë maqedonase.

Kështu kanë bërë të ditur për “Gazeta Lajmi” burime brenda këtij grupi qytetarësh të cilët janë betuar se nuk do të kthehen mbrapa pa lirimin e pjesëtarëve të Grupit Kumanova të cilëve sot gjykata ua shqiptoi dënimin me 746 vjet burg.

Beteja për lirimin e të dënuarve nuk dihet saktësisht kur do të nis, por është përhapur si ide që ajo të ndodh në orët e mëngjesit të nesërm.

Shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsejtë 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza.

Andi Krasniqi, burg i përjetshëm
Dem Shehu, burg i përjetshëm
Fadil Fejzullahu, burg i përjetshëm
Nasuf Zeqiri, burg i përjetshëm
Vladet Zekaj, burg i përjetshëm
Bek Bajra, burg i përjetshëm
Fejzulla Rushitovski, burg i perjetshëm
Qenan Hiseini, 20 vjet
Irfan Lutfiu, 14 vjet

fadil elshani, 20 vjet

Esat Kafegjolli, 40 vjet
Adrian Bujari, 40 vjet
Shefqet Hallaqi, 40 vjet
Lirim Demiri, 20 vjet
Hajrush Abdija, 20 vjet
Betim Kabashi, 40 vjet
Genti Sefaj, 40 vjet
Lendrit Rustemaj, 20 vjet
Enver Hoxha-Klajn, 40
Rufki Dogani, 40 vjet
Mirsad Qerimi, 20 vjet
Bajram Elshani, 40 vjet
Nexhmedin Lika, 40 vjet
Lirim Krasniqi, 40 vjet
Sevdail Miftari, 40 vjet
Fatmir Recica, 40 vjet
Arsim Bajrami, 13 vjet
Musa Pajaziti, 12 vjet
Ragmi Latifi, 18 vjet
Seadudin Abdullahu, 14 vjet
Elham Arifi, 13 vjet
Ebib Alimi, 12 vjet
Të liruar janë Ibrahim Murtezani, Besnik Bajrami, Fazli Osmani dhe Besnik Ajdini.

Vetëm 4 persona kanë marrë pjesë në seancë të akuzuarit e pasi kanë interpretuar himnin kombëtare dhe këngën besa besë dhe duke theksuar se ky vendim vendos edhe për fatin e Maqedonisë, janë përjashtuar jashtë nga gjykatësja.

 

 

 

 

 

89