“Na tërbuan fare tek legalizimet në Durrës”, Rama: Lere numrin e telefonit dhe ta ndjekim/ Replikat

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga qytetarët të raportojnë eksperiencat negative në zyrat e shtetit.

Të shumta kanë qënë komentet. Por një nga ndjekësit ka një kërkesë të veçantë ndaj kryeministrit.

“Ver dore te lutem tek legalizimet ne durres na terbuan fare nuk jane te afte te bejne punen kam 4 vjet qe merem me to”. Kryeministri nga ana e tij i është pergjigjur që ti lerë një numër kontakti dhe do ta ndjekë si rast.

Rama: Fol konkretisht, ler edhe numrin e celularit dhe ta ndjekim

Replikat e plota:

Qytetari: Jasht teme por kisha dicka te dilni sa me pak ne  se na hoqet trunin.Suksese ket mandat.

Rama: Ziko, kjo eshte me e thjeshta mor mik, sa te me shohesh me pushkato me telekomande dhe s’ankohesh dot hiç per

Qytetari: Keto rregullohen lehte,por punesimi dhe mireqenia eshte ne dite te hallit Kryeminister

Rama: Alfred, konkretisht ke ndonje arsye qe e thua kete, se duke te pare me birre, marlboro dhe celular, nuk dukesh aspak ne hall miku im

Qytetarja: Se di sa apo ke do ndihmoje, por mami im ka 1 vit e disa muaj qe ka dale ne kemp pasi eshte operuar nga nje tumor ne stomak.Perrllogaritjet e kempit ja bene gabim qe ne fillim duke i lene disa vite pa i perllogaritur,dhe ka nje vit qe shkon dhe pyet tek zyra pergjegjese dhe i thone hajde pas kaq javesh apo pas kaq muajsh.Ajo eshte e semure megjithate ka shume vullnet dhe durim dhe sle dere pa trokitur per te drejten e vete por mua me dhimbset qe ne mes te Tiranes ta sorrollatin kaq.

Rama: Eshte tmerr e di

Qytetarja: Z kryeminister duhet te vine dore dhe tek fasonet vertet jane biznese private qe drejtohen nga invesitore te huaj po kjo nuk do te thote qe punonjesit me ato rroga minimale te trajtohen si skllever, te epokes se gurit, i lutem ministrise se punes te shikoje dhe rroget sepse po abuzohet me ate vendimin e qeverise per pagat ne fasone.

Rama: Me falni ju jeni punonjese vete apo e keni me te degjuar kete historine e skllaverimit?

Qytetari: hipoteka vlore, pasi ri 1 ore ne rradhe, pret faturen dhe te duhet te ikesh 1 km larg te nje banke te besh pagesen e pastaj ta sjellesh perseri faturen ne hipotek. shume km dhe kohe e humbur per nje sportel arke ne hipotek.

Rama: Kur isha ne France, pagesa e sherbimit per dokumentat behej ne nje vend tjeter shume km larg dhe dokumentat merreshin dite tjeter, me radhe natyrisht se pa radhe s’kam pare askund

Qytetari: Eksperienca negative qe spo mbaron kurre. Jam i punesuar ne biznes privat dhe trajtohemi si skllever. Pa orare te caktuara, pagesa sipas qejfit te pronarit. Pa asnje rrespektim te kodit te punes, pa kontrate pune, me pak fjale punonjesi ne privat eshte skllav dhe nuk e shef gjekundi doren e shtetit. Hajt me te mira

Rama: Ah, me te mira ti qe nuk thua as ku punon, as kush eshte pronari yt! Dmth skllav qe pranon skllaverine i thone kesaj

Qytetari: Provimet e ppatentave…vec me lek meren duhen rregullur nje rrezik i madh cdo person qe mer patenten me lek ne rruget tona..suksese zoti kryeminister

Rama: E di, katastrofe eshte!

Qytetari: Ver dore te lutem tek legalizimet ne durres na terbuan fare nuk jane te afte te bejne punen kam 4 vjet qe merem me to

Rama: Fol konkretisht, ler edhe numrin e celularit dhe ta ndjekim

Qytetari: Jam në pension të parakohshëm dalë nga policia e shtetit,marr 6000 lekë ,më mbajnë 50% të pensionit minimal,me arsyen që disponoj tokë. Ç’lidhje ka toka me derdhjen e kontributit që kemi derdhur. Jetohet me 6000 lekë?

Rama: Toka ka nje lidhje i dashur, sepse duke e punuar nuk jeton me 6000 leke po me shume me teper

Qytetari: eksperience personale ,1 materniteti elbasanit , ma shqyu bluzen mjeku deri sa mi mori 100 mij leke , do thuash pse ja dhe ? kisha gruan brenda dhe kisha frike cfare mund ti ndodhte. 2 drejtoria arsimore elbasan nuk e perfilli fare testimin per mesues, punesoi mesues te cilet nuk moren pjese fare ne testim. 3 zyra e sigurimeve shoqerore elbasan ne lagjen e banesave per rajonin e llixhave dhe tudanit , pasi e zvarriten dosjen per me shume se nje vit , thane – qe ti biem shkurt 500 mij leke po nuk deshe te sorrollatesh neper gjygje te kerkosh ditet e punes .

Rama: Besnik, pasi i’a dhe duhet ta kishe denoncuar; e dyta nuk ndodh sepse eshte e pamundur te behet pasi cdo emerim mesuesish kontrollohet online; e treta eshte njesoj si e para

Qytetari: E ke gabim. Nuk ësht vetem një. Jan më shum. Në jet duhet të kesh dështime që të mësosh nga se si duhet rregulluar më pas. Po nuk dështove, nuk ke rimëkëmbjen.

Rama: Po ti thuaj edhe me shume, po te pakten nje te kishe thene si fillim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne