Qindra punëtorë të përpunimit të naftës në Ballsh kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm përpara uzinës.

Shkak për protestën e tyre është bërë mbyllja e përkohshme e punës dhe bllokimi i pagesës. Për shkak të një avarie të ndodhur në uzinë, dy javë më parë u plagos një punonjës, dhe nisur nga kjo situatë, ISHTI pezulloi punën për të vijuar me remontin e repartit të Koksit.

Në protestën e sotme, punëtorët e uzinës kërkojnë që pagat e tyre të përfshihen në listëpagesë për këtë muaj. Sakaq ata i bëjnë apel shtetit që të ndërhyjë për rregullimin në kohë të defektit, në mënyrë që të rikthehen në punë.

Kreu i Sindikatës, Kamber Iljazi, thotë se nëse nuk merren masa, ata do të përshkallëzojnë protestat.“I kërkojmë shtetit të marrë masa. Do të përshkallëzojmë protestat nëse nuk merren masa. Po kështu, nëse nuk na japin pagesën do t’i vëmë flakën uzinës”, thonë protestuesit.

Për shkak të defektit, rreth 1 mijë punonjës të uzinës së naftës në Ballsh kanë mbetur pa punë prej 2 javësh.

19