Naftëtarët e Ballshit “pushtojnë” Ministrisë së Energjitikës, 6 prej tyre takim me Gjiknurin

Naftëtarët e Fierit dhe Ballshit po protestojnë përpara Ministrisë së Energjisë, ku kërkojnë pagën e prapambetur të nëntorit dhe sigurimet shoqërore. Kërkesat e tye që do shtrohen dhe në një takim zyrtar në Ministri përveçse në protestë. Përfaqësesit e sindikatave të naftëtarëve dhe një përfaqësues nga punëtorët po diskutojnë me Ministrin Gjiknuri.

Protestuesi: Nuk futem në rryma politike, dua të drejtat e mia dhe dua bukë. Duam rrogat,. Më trego vendimet e gjykatës. Është gjithë kjo Mallakastër këtu po vdes për bukë, 13 rroga. Rrogat nuk hidhen, këto nuk hidhen. Zgjodhëm përfaqësuesin, shpresojmë të zgjidhë punë.Pa hedhur rrogat nuk lëvizim. Po vdesim në Mallakastër, të tërë po hanë për Vit të Ri dhe Krishtlindje.

Protestuesi: Kërkojmë jo vetëm të hidhen pagat por të vihet në punë sa më shpejt ajo uzinë.Të gjithë ne që jemi këtu bashkë me familjet dhe fëmijët tanë e kemi lidhur jetën me atë naftë. Kërkojmë ndërhyrjen e qeverisë të zbatojë ligjin dhe tu japë zgjidhje këtyre punëtorëve që erdhën në këmbë nga Fieri deri këtu. Nuk kemi çfarë humbasim, do të ikim vetëm kur të marrim lekët. Kemi pa marrë dy paga të këtij viti, nëntori dhe dhjetori dhe kemi 13 paga të vitit 2015-2016. Ndërrimin e kompanive e bëjnë qeveritë që vinë, nuk kemi punë ne. Kërkojmë zbatimin e ligjit.

 

…..

09:48 Naftëtarët e Ballshit mbërrijnë në Tiranë, vijojnë protesën përpara Ministrisë së Energjitikës

Vijojnë protestat e naftëtarëve të Ballshit. Punëtorët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh janë nisur në këmbë drejt Tiranës, që ditën e djeshme.

Marshimi i naftëtarëve u përmbyll mbrëmë vonë në Tiranë, për t’u pasuar sot në protestë përballë Ministrisë së Energjitikës, në orën 10:00. Ata sapoe e kanë nisur protestën përballë Ministrisë së Energjitikës, dhe paralajmërojnë se shumë punëtorë të tjerë janë duke arsdhur në protestë.

Naftëtarët protestojnë se kanë disa muaj pune pa paguar. Ata kërkojnë siguracionet për 18 muaj punë. Gjithashtu duan të rifilloj puna në rafineri, pasi është ndërprerë që nga avaria në repartin e koksit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne