Naim Zyberi ka dashur ta heqi qafe Kadarenë për 1000$

Shkrimtari famekeq Ismail Kadare ka rrëfyer detaje nga jeta e tij në një intervistë të tijën një ditë më parë, shkrime këto të cilat prekën mbarë botën. Ai ndër të tjera është shprehur se shteti i asaj kohe kishte gati arkivolin për të.

Mirëpo, kjo intervistë ka ngjallur dhe reagimin e Janulla Rrapit, nëna e Renato Rrapit i cili njihet si djali qe dashuronte vajzën e Ismail Kadaresë por qe u persekutua nga stalinisti Kadare. Përmes një statusi ne rrjetin social “Facebook” ajo ka denigruar figurën e shkrimtarit, ndërsa e ka cilësuar atë me shpirt krimineli.

Sipas saj, Kadare nuk mund te flasë për arkivole, pasi ishte ai që ja bënte arkivolet te tjerëve, ndërsa akuzon shkrimtarin se  i shkatërroi jetën e djalit.

Ajo shkon më tej duke e quajtur Kadarenë shpifës, hakmarrës dhe sulltan….

Reagimi i plotë i Rrapit

Eshte e kunderta more sulltan Kadare.. ne ate kohe dhe ne vazhdim ti me shtetin i beje gati arkivolet per te tjere.. Me shkatrove jeten e djalit tim .. Ne vitin 1996 isha ne Shqiperi per te mar demshperblim 2 milion leke dhe 7 milion leter me vlere si fillim demshperblim te persekutimit dhe pastaj kur sulltani mori vesh nuk i dhan me .. Rruges duke ecur degjoj nje ze qe me theriste : O Jonulla shitesja jon e lagjes : e pash dhe mu kujtua .. uaa i thash je Naim Zyberi po me tha .. nona ime s`te harron kure qe na jepshe ushimet borxh dhe ti jepnim ne fund te muajit .. E di qe dhe Kadarea eshte ketu ka ardhur me gjith familjen per pushime .. po deshe ti me jep vetem 1 mij dollare ta vras vetem se me vjen keq c`far i ka bere Renatos .. E shikova dhe i thashe : I kam lene Zotin o Naim : Me von lezova ne gazet se dhe ate e kishin vrare bashke me nene dhe motren .. Eh si eshte jeta .. Ky shkrimtar i madh me zemër e shpirt kriminel , tani na hiqet viktim.. Ne ate kohe i kishte privilegjet deputet i lagjes, nenkryetar i frontit , i perkedheluri i Enverit dhe Nexhmijes,, fjala e tij ishte ligj .. Ne nje takim motra ime me Nexhmije Hoxhen per problemin e pashaportizimit kur te ktheheshim nga internimi mori nje pergjigje shum negative .. Te rrin atje ku jane sepse nuk e len rrrrrrrrehat Ismail Kadaren .. Kadarea eshte shkrimtar boteror i cili shpenzon koh te madhe per Enverin duke pregatitur materjalet per plenium, kongreset etj etj.. Ah kjo fytyre sa hakmares, shpifs eshte .. Nuk mbulohet dielli me shosh..Jo..Jo..

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne