“NATA E PALESTINES”- Instituti i Medias së Lirë dhe aktivistët e çështjes palestineze organizojnë takimin e përvitshëm

NATA E PALESTINES
Hotel Doro City, Tirane
10 Qershor 2018

PROGRAMI I PARASHIKUAR
Në datë 10 qershor 2018 Instituti i Medias së Lirë në bashkëpunim me aktivistë të çështjes palestineze do të organizojë takimin e përvitshëm:

NATA E PALESTINËS

Në këtë takim i cili nis në orën 5.00 pm dhe vazhdon deri në 9.00 pm dhe mbyllet me një iftar do të prezantojnë folës të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova, Britania e Madhe, SHBA-të, Palestina dhe bota mbi tragjedinë palestineze. Më poshtë është programi tentativ i Natës së Palestinës i cili do organizohet në Hotel Doro City, në Tiranë:

5. 00 – Hapja e Natës së Palestinës
5. 10 – Fjala përshëndetëse nga pjesemarres palestineze
5. 20 – Dr. Mustafa Bajrami: Çështja palestineze nëpër shekuj; vizioni Islam mbi Jeruzalemin
5. 40 – Prof. Pirro Prifti: Rëndësia e Jeruzalemit dhe Palestinës për të krishterët orthodhoksë
6. 00 – Lauren Booth: Si trajtohet çështja palestineze në Britaninë e Madhe dhe çfarë mund të bëjmë për atë
6. 20 – Dr. Paul Larudee: Palestinians are more powerful (Palestinezet kane me shume force)
6. 40 – Dr. Muhamed Kajolli: Prezantim libri mbi Palestinën
7. 00 – Romeo Ismahilaj: Palestina, një këndvështrim mbi lirinë njerëzore
7. 20 – Imam Ervis Jangulli: Rëndësia Eskatologjike e Kudsit dhe Fundi i Historisë sipas konceptit Kuranor
7. 40 – Gjergj Thanasi: Shqipëria duhet të trajtojë njësoj si Izraelin ashtu edhe Palestinën
8. 00 – Klodi Leka: Palestina sipas Mahmood Darvish
8.10 – Iftar
9.00 – Poezi dhe këngë për Palestinën
10.00 – Mbyllja

Të interesuarit për ardhjen në event luten të na kontaktojnë në emailin info@mediaelire.org apo me whatsapp sms në numrin e telefonit 0673648668, apo në facebook që të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre.
Personat që kanë punime për Palestinën, libra, poezi apo persona që mendojnë se duhet të prezantojnë në këtë mbrëmje janë të lutur që të na kontaktojnë në privat.

[Ky program do te ndryshoje vazhdimisht deri ne diten e fundit – ne varesi te kohes dhe te ftuareve, ndaj per tu perditesuar rreth tij vizitoni here pas here faqen dhe eventin ne facebook]

Faqja e Instituti i Medias së Lirë: https://www.facebook.com/pg/Instituti-i-Medias-se-Lire-1726142437678717/

Eventi: https://www.facebook.com/events/2220279631591773/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne