Nata e thikave të gjata: Në brendësi të spastrimeve të familjes saudite

nga Pepe Escobar.

Princa, ministra dhe një miliarder janë ‘burgosur’ në Ritz-Carlton të Riadit ndërsa ushtria arabe saudite thuhet se është në gjendje të tensionuar.

 

Qeveria saudite e mbretit Selman krijoi një komision “anti-korrupsion” të fuqishëm dhe emëroi si kryetar djalin e mbretit, princin e kurorës Mohammad Bin Salman i njohur si MBS (Mohammad Bin Salman).

Pikërisht në momentin e duhur, komisioni ndaloi 11 princër nga familja e Saudëve, katër ministra të tanishëm dhe dhjetra ish-princër, sekretarë të kabinetit, të gjithë të akuzuar për korrupsion. Llogaritë e mëdha bankare u ngrinë, avionët privatë u bllokuan. Klasi i profilit të lartë i akuzuar u “burgos” në Ritz-Carlton të Riadit.

Lufta shpërtheu brenda shtëpisë së saudëve, ashtu siç Asia Times e kishte parashikuar në muajin korrik.Thashetheme kanë qarkulluar prej disa muajsh për një grusht shteti kundër MBS (Mohammad Bin Salmanit). Në vend të kësaj, ajo që ndodhi ishte vetëm parandalim i një tjetër grusht shteti ndaj MBS.

Një biznes i lartë në Lindjen e Mesme, i cili ka bërë marrëveshje prej dekadash me shtëpinë i padepërtueshme të saudëve ofron perspektivë shumë të nevojshme: “Kjo është më serioze nga sa duket. Arrestimi i dy djemve të mbretit të mëparshëm Abdullah, princeshës Miteb dhe princit Turki ishte gabim fatal. Ky veprim rrezikon vetë mbretin. Ishte vetëm shqetësimi për mbretin që u mbrojt MBS (Mohammad Bin Salmani). Në ushtri ka shumë që janë kundër MBS dhe ata janë zemëruar me arrestimin e komandantëve të tyre “.

Të thuash se ushtria arabe saudite është në gjendje të trazuar është një nënvlerësim. “Ai do të duhej të arrestonte gjithë ushtrinë para se të ndihej i sigurtë”.

Princi Miteb deri kohët e fundit ishte një konkurrent serioz për fronin saudit. Por profili më i lartë nga mesi i të arrestuarve është miliarderi, princi al-Waleed Bin Talal, pronar i Kingdom Holdings, aksionari kryesor në twitter, CitiBank, Four Seasons, Lyft dhe kohët e fundit aksioner në korporatën e lajmeve të Rupert Murdoch.

Arrestimi i Al-Waleed lidhet me një këndvështrim kyç; kontrolli total i informacionit. Nuk ka liri informacioni në Arabinë Saudite. MBS tashmë kontrollon të gjitha mediat e brendshme (si dhe emërimin e guvernatorëve).Ka edhe media me shtrirje të madhe jashtë vendit. MBS synon të “mbajë çelësat e të gjitha perandorive të mëdha të mediave dhe t’i zhvendosi ato në Arabinë Saudite”.

Pra, si erdhëm këtu?

Sekretet prapa spastrimit

Historia fillon me diskutime sekrete në vitin 2014 rreth një “heqjeje” të mundshme të mbretit të atëhershëm Abdullah. Por “shpërbërja e familjes mbretërore do të çonte në thyerjen e besnikërisë fisnore dhe vendi do të ndahej në tre pjesë. Do të ishte më e vështirë për të siguruar naftën, dhe institucionet e demtuara sido që të ishin do duhej të ishin të qëndrueshme për të shmangur kaosin”.

Në vend të kësaj, u arrit një vendim për të larguar princ Bandar bin Sultanin, i cili në atë kohë në mënyrë aktive pregatiste xhihadistët salafinj në Siri dhe kontrolli i aparatit të sigurisë të zëvendësohej me Mohammed bin Naxhaf.

Procesi me Abdullahun vazhdoi pa probleme. “Fuqia u nda midis tri klaneve kryesore: Mbretit Salman (dhe djalit të tij të dashur, princit Mohammed), djalit të princit Naxhaf (princi tjetër Mohammed) dhe djalit të ish mbretit (princit Miteb, komandant i gardës kombëtare). Në praktikë, Salmani la të birin që të drejtojë shfaqen.

Në terren gafat u shkuan nga pas. Shtëpia e Saudëve humbi lëvizjen vdekjeprurëse të ndryshimit të regjimit sirian dhe tani po rrënohet në një luftë të humbur ndaj Jemenit, gjë e cila më së shumti pengon MBS (Mohammad Bin Salman) të shfrytëzojë shkretëtirën e madhe naftëmbajtëse që përplas dy shtetet.

Thesari Saudit u detyrua të marrë hua në tregjet ndërkombëtare, ndërsa lajmet thanë se MBS bleu një jaht me vlerë gjysmë miliard dollarësh dhe relaksimi në Cote d’Azur nuk i shkoi mirë. Shtypja e ashpër politike është personifikuar me prerjen e kokës së sheikut shiit Shejh Al-Nimr. Jo vetëm shiitët në provincën lindore po rebelohen, por edhe provincat sunite në perëndim.

Ndërsa popullariteti i regjimit ra shumë poshtë, MBS doli me Vizionin 2030. Teorikisht, është zhvendosje nga nafta duke shitur e një pjese të Aramcos dhe përpjekje për të sjellë industri të reja. Pakënaqësia u mbulua nga pagat mbretërore për princat kryesorë për të qëndruar besnikë duke i rivlerësuar pagat e tyre kundrejt këtyre masave të forta.

Sidoqoftë, Vizioni 2030 nuk mund të funksionojë kur shumica e vendeve të punës produktive në Arabinë Saudite mbahen nga emigrantët. Futja e punëve të reja ngre pyetjen se nga ku do të vijnë këta punëtorë të rinj profesionistë.

Gjatë gjithë këtyre zhvillimeve, simpatia për MBS nuk arriti të shtohet. “Ekzistojnë tri grupe të mëdha nga familja mbretërore, të cilat radhiten kundër sundimtarëve të tanishëm: familja e ish-mbretit Abdullah, familja e ish mbretit Fahd dhe familja e ish princit të kurorës Naxhaf”.

Naxhafi, i cili zëvendësoi Bandarin, është më afër Uashingtonit dhe është jashtëzakonisht popullor në Langley për shkak të aktiviteteve të tij kundër terrorizmit. Arrestimi i tij në fillim të këtij viti e zemëroi CIA-n dhe disa fraksione të Shtëpisë së Saudëve, pasi ajo u interpretua se MBS po e shtynte dorën e tij drejt luftës për pushtet.

Sipas një burimi, “ai mund të mos kishte shkuar shumë larg sikur mos ta kishte arrestuar të preferuarin e CIA-as, Mohammed bin Naxhafin duke e rregulluar cështjen ndryshe por MBS tani e ka kaluar Rubikonin edhe pse ai nuk është Cezar. CIA e konsideron atë krejtësisht të pavlerë. ”

Një lloj stabiliteti përfundimisht do të gjendej në një kthim në ndarjen e mëparshme të pushtetit midis sudairive (pa MBS) dhe kamarëve (fisi i mbretit të ndjerë Abdullah). Pas vdekjes së mbretit Salman do të shihet edhe “MBS i izoluar nga pushteti i cili do ti besohej princit tjetër Mohammedit (djalit të Naxhafit), ndërsa princi Miteb do të ruante pozicionin e tij në këtë mes. ”

MBS veproi pikërisht për të parandaluar këtë rezultat. Megjithëse ai është i vendosur, “Do të ketë ndryshim të regjimit në një të ardhme të afërt, dhe arsyeja e vetme që nuk ka ndodhur tashmë është sepse mbreti i vjetër pëlqehet nga familja e tij. Ka mundësi që të ketë një luftë me origjine nga ushtria si gjatë ditëve të mbretit Faruk dhe si rezultat mund të kemi një sundimtar jomiqësor me Shtetet e Bashkuara”.

A ekzistojne selefijte xhihadiste te moderuar?

Para spastrimit, rrotullimi i pandërprerë i shtëpisë të saudëve u përqendrua në një zonë prej 500 miliardë dollarësh që kapte Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Egjiptin në brigjet e detit të kuq. Një lloj kopje e Dubait që do të përfundohej teorikisht deri në vitin 2025 e mundësuar nga era dhe energjia diellore si dhe i financuar nga fondi i pasurisë sovrane dhe nga të ardhurat e IPO Aramcos.

Paralelisht, MBS nxori një lepur tjetër nga kapela e tij duke u betuar se e ardhmja e Arabisë Saudite është thjesht nje çështje e kthimit tek e shkuara: një Islam i moderuar i hapur për botën dhe të gjitha fetë”.

Me pak fjalë: një shtet i cili është pronë private e një familje mbretërore që i kundërvihet të gjitha parimeve të lirisë së shprehjes dhe të fesë, si dhe matricës ideologjike të të gjitha formave të xhihadizmit salafit thjesht nuk mund të shkoje në një gjendje “të moderuar” vetëm sepse MBS (Mohammad Bin Salman) thotë kështu.

Ndërkohë, spastrimet, grushtet e shtetit dhe kundër grushtet e shtetit do të jenë norma./ Gazeta Impakt

 

burimi:atimes

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne